Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasje në Orikum.
Bëhet fjalë për Erjon Çeloaliaj, 29 vjeç, i cili u arrestua në lagjen ‘Pavarësia’ të ayteteit bregdetar.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”dhe është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij”.
Erjon Çeloaliaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.
Për të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.