Kokainë në dyshek dhe në vazo lulesh, pranga dy shqiptarëve

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në flagrancë nga karabinierët e Ragusës gjatë kontrolleve kundër lëndëve narkotike.

Patrullat e policisë po zhvillonin kontrolle mbrëmjen e së dielës dhe vëzhguan disa lëvizje të dyshimta madje edhe në zona të papritura.

Kështu, gjatë inspektimit të kryer në afërsi të parkingut të qendrës tregtare “Farms”, u vu re një makinë e dyshimtë, me të cilën drejtuesi u përpoq të arratisej nga karabinierët.

Sapo policia nisi kontrollet, u identifikuan dy shqiptarët përkatësisht 26 dhe 21 vjeç. Ky i fundi, u soll në mënyrë të shqetësuar dhe nga kërkimi personal u gjet në posedim të 4 gram kokaine të ndarë në zona.

Policia  vendosi të shtrijë kontrollin në shtëpitë e tyre. Në banesën e më të riut, u gjetën edhe 2 gram kokainë e fshehur brenda një dysheku.

Në shtëpinë e bashkatdhetarit, midis vazove të luleve në tarracë, u gjet një kavanoz që përmbante 17 gram kokainë.

Të dy shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpiak deri në përfundimtar nga gjykata.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *