Mbante 25 identitete, kush është shqiptari i arrestuar në Holandë, drejtonte trafikun e drogës nga Amsterdami

Një shqiptar 37-vjeçar i njohur në Holandë me nofkën “Akili” është arrestuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.

Banda thuhet se e importonte lëndën narkotike nga. Belgjika dhe Holanda. Mediat italiane shkruajnë se kapoja i grupit është shqiptari 37-vjeçar Xhevdet Plaku. Ai ishte i njohur si “ koka e madhe” e trafikut.

Pakove të drogës u vinin emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.

Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Operacioni u finalizua me 56 të arrestuar, duke goditur tre banda por që kishin lidhje mes tyre.

Në 153 faqet e urdhër-arresteve dokumentohen bisedat që vërtetojnë fuqinë kriminale të grupit. Në mes të rreshtave dalin porosi të bëra në mars 2016: “Për më pak se 10 kg kokaine nuk lëvizim” – thotë një nga kokat e organizatës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here