Ermal Mamaqi sqarohet për episodin e pakëndshëm

Pasi blogerja Alyne ka publikuar video ku shpjegon çfarë ndodhi në “Xing me Ermalin”, aty ku ajo filloi të qante, moderatori Ermal Mamaqi, në një intervistë për “Provokacia” ka thënë që sipas tij, ajo i ka ngritur një kurth.

Ermali justifikohet me faktin se duke qenë se Alyne mbron të drejtat e grave, ka shfrytëzuar emisionin për të dhënë mesazhe se në Shqipëri trajtohen gratë si objekte.

“Aline me ngriti një kurth mua, duke shfrytëzuar momentin në emision për të mbrojtur kauzën e saj në mbështetje të grave.

Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Duke e parë veten si aktiviste për mbrojtjen e femrave, tha po e shfrytezoj këtë moment dhe e bëri.

Po përgatis një video që do të dalë këtë javë dhe do të sqarojë se ky emision është për humor, dhe nëse ne do të analizonim çdo fjalë, çdo veprim, nuk do qeshnim kurrë’, shprehet Mamaqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here