Messi “drejtor sportiv” tek Barcelona, ja kërkesat e tij

Barcelona pas dështimit një vit më parë në Ligën e Kampionëve, kërkon forcimin akoma dhe më shumë në të gjitha repartet e formacionit. Por ajo që bën përshtypje, është se ylli argjentinas Lionel Messi është thyer në “drejtor sportiv”, ndërsa ka kërkuar të bëhen dis blerje.

Sipas asaj që shkruan portali i njohur spanjoll “Don Balon”, Lionel Messi i ka kërkuar klubit katalanas që të nënshkruajë me mbrojtësit Sidibe dhe De Ligt, respektivisht nga Monaco dhe Ajax, sulmuesin e Genoa-s, Piatek, dhe njëri prej sulmuesve të Liverpool, Mohamed Salah, ose atij të Chelsea, Eden Hazard.

Këto lëvizje sipas “Don Balon”, bëhen për të kthyer, kampionët në fuqi të Spanjës te skuadra që do të frikësonte të gjithë klubet në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here