Ish deputeti i partise socialsite Arben Ndoka u arrestua pasditen e së Dielës nga forcat speciale të Policisë.
Burimet thane se Ndoka dhe persona te tjere kane ndikuar ne tjetersimin e tokave ne zonat bregdetare te Shengjinit dhe Kunes. Ish deputeti ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe po merret në pyetje. Pak kohë më parë Arben Ndokës i qëlluan për vdekje vëllain Aleksander Ndoka në qytetin e Lezhës.
Për këtë ngjarje të rëndë ish deputeti lëvizte me automjet të blinduar.
Po sipas burimeve, makinën e blinduar Ndokës i’a kishin dhënë në përdorim disa të afërm por nuk dihet se nga kush kishte frikë ish-deputeti por mësohet se ai dhe familjarët e tij bënin lëvizje të kufizuara nga banesat.
Gjithashtu Ndoka ka qene objekt sulmesh politike dhe nga partia demokratike sipas se ciles ai eshte i denuar per trafik prostitucioni.
Bashke me Noken u arrestuan dhe dy te rinj ndersa pritet qe detaje te tjera te zbulohen nga policia.