Detaje nga hetimet/ Si Arben Çuko tentoi të transferonte vrasësin me pagesë

Është arrestuar pasditen e sotme ish-drejtoi i përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Nga hetimet ka rezultuar se, ai është arrestuar pasi ka tentuar që të transferojë nga burgu të dënuarin Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg, në këmbim të parave.

Karagjozi është arrestuar në vitin 2013 dhe është dënuar me 22 vite heqje lirie, pasi u ka bërë 5 atentate biznesmenëve të ndryshëm, ndërsa dyshohet është se merrte para në këmbim të vrasjeve që i ngarkoheshin.

arben cuko

Njoftimi i policise per arrestimin:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *