”Hap vende pune që të heqësh njerëzit nga llotot”, Rama i përgjigjet qytetarit: Mos më shaj nëpër dhëmbë por…

Kryeministri Edi Rama vendosi t’i përgjigjej një qytetari lidhur me vendimin për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

Komentuesi shprehte këtë shqetësim:

“Halla si e bërë, jeni i madh fare, po ik se lat nam ca i keni këto do lesh gjith kta njerëz pa pun jeni ne terezi ju apo jo??? 

Hap ore vende pune per ata qe lozin lloto e kazino qe mos te ken me mendje per atje. Ca esht kjo llogjik kemi gjysmit pa pun, hajt ti bëjmë gjithë pa pune,”- shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh se “kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin”.

“A e di sa janë punësuar nga janari në shtator? 26 mijë vetë, dhe për këta nuk ka një X po ka një emër e mbiemër në Republikën e Shqipërisë.

240 mijë është paga më e ulët sot në vend, marrin ata që s’kanë zanat dhe as kualifikim. Kush i ka këto, merr shumë më shumë. Qindra miliona euro në vit që i merren familjeve do i shkojnë ekonomisë shtëpiake, s’do i marrë lumi.

Kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin, mos më shaj nëpër dhëmbë, por më ndiq me vëmendje.

Taska më e ulët në rajon nga janari, do të flasim me fakte shqip. Kumari është financimi i krimit në Shqipëri, edhe pse vumë rregull më shumë më parë, krijuam një sistem të ri kontrolli mbi lojërat e fatit. Është domosdoshmëri për Shqipërinë e sotme largimi i tyre.

 DO doja ta bëja më parë sic e kisha premtuar, por s’mundja dot se rezistenca ishte e madhe. Në mandatin e parë kisha rezistencë si pasojë e koalicionit qeverisës. 

E di që kam zhgënjyer shumë njerëz, por nuk munda dot, unë kam qenë më i mërzitur. Por këtë 31 dhjetor nuk do ndodhë. Këtë herë mundem. Se di çfarë do bëjë opozita të mbyllë biznesin që iu çanë dërrasat shqiptarëve.

Do i bëjmë dhuratë shumë familjeve që duan të shpëtojë pjesëtarët e tyre nga kjo sëmundje,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *