Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur menjëherë pas barazimit pa gola ndaj modestëve të Jordanisë.
Në një prononcim për mikrofonin e TVSH-së, tekniku italian theksoi se skuadra e tij duhej të kishte fituar por sipas tij kundërshtari u tërhoq në mbrojtje.
“Kemi pas shumë raste për të shënuar. Meritonim të fitonim ndeshjen. Ishin 10 lojtarë që na mohuan golin pasi u tërhoqën pas duke u mbrojtur.”, tha fillimisht ai.
“E meritonim fitoren por ishte e pamundur për të shënuar kur kundërshtari tërhiqet dhe mbyllet në portë. Ishin 10 lojtarë që u tërhoqën në zonën e tyre”, shpjegoi ai.