Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas daljes në skenë serish të Taulant Ballës në rastin e përgjimeve video.
Ai me një ironi të hapur shkruan se: “BABALLA 4” edhe me e ndyrë, edhe më kriminale, edhe më “shpjeguese” se 3 të parat!
Janë një organizatë kriminale që kanë kapur për fyti çdo qelizë të shtetit, përmes montazheve, shantazheve e parave të ndyra të krimit të organizuar!”, shkruan Strazimiri.
Ja shenimi i plotë i deputetit të PD:
“BABALLA 4” edhe me e ndyrë, edhe më kriminale, edhe më “shpjeguese” se 3 të parat!
Janë një organizatë kriminale që kanë kapur për fyti çdo qelizë të shtetit, përmes montazheve, shantazheve e parave të ndyra të krimit të organizuar!
Kjo NUK ËSHTË MË POLITIKË prej 5 vitesh tashmë!
POLITIKË do të thotë që nëse dikush vendoset përpara hijeve të arsyeshme të dyshimit, skuqet, kërkon falje dhe largohet… që vota e opinionit publik, e shoqërisë të mos cënojë kredibilitetin e forcës POLITIKE ku bën pjesë!!!
BANDAT nuk skuqen! BANDAT nuk pyesin për opinionin publik sepse NUK VAREN NGA VOTA!
BANDAT NUK LARGOHEN DOT ME VOTË!!!!
#ngrehuni_dhe_bjeruni
#që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë