Killeri i tmerrshëm që vrau 8 kushërinjtë i thotë policisë: “Më jepni ujë”…

Policia e kishte rrethuar nga të katër anët dhe 24-vjeccari Ridvan Zykaj sapo ka dëgjuar thirrjet në distancë për tu dorëzuar ka dalë i qetë duke hedhur armën dhe më pas priti sat ë afroheshin efektivët.

“Dua ujë”, mësohet të ketë pasur të vetmen kërkesë dhe më pas pa asnjë rezistencë dhe për më shumë asnjë fije pendesë ka zënë vend në furgonin e policisë.

Nga të dhënat e para hetimore mësohet se pak para krimit ai ka debatuar me njërën nga gratë e fisit të tij, që më vonë do ishte edhe viktimë. Ka shkuar në banesë dhe me armë në duar doli për tu futur në banesat e dy kushërinjve të tij, duke lënë pas tetë të vdekur.

Nuk njihej si person i alkoolizuar, por ka dyshime se herë pas herë mund të ishte përdorues i kanabisit, ndërsa pasditen e djeshme nuk dihet nëse e ka konsumuar ose jo drogën. Mënyra e kryerjes së krimit, më pas largimi dhe për më shumë qetësia me të cilën veproi, deri në atë pikë sa kur kërkohej nga policia fliste në facebook, kanë shtuar dyshimet se ai është një vrasës monstër i frikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *