Policia italiane arrestoi një shqiptar i cili u përpoq të abuzonte me një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Bellaria, në provincën e Riminit. I arrestuari është një 66-vjeçar, i cili u zbulua nga baristi i një hoteli aty pranë.
Ky i fundit vuri re se shqiptari po i afrohej vajzës 13-vjeçare dhe vendosi të kontrollonte. 66-vjeçari synonte të merrte të miturën në një vend të izoluar dhe nisi ta prekte.
Duke parë një situatë të tillë, baristi njoftoi dy policët që qëndronin në hotel. Shqiptari u arrestua në flagrancë. 66-vjeçari prej vitesh jeton në Brescia dhe tani akuzohet për dhunë seksuale. Identiteti i tij nuk është bërë publik.