Mashtrimet me bulmetin po na rrezikojnë jetën seriozisht

Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin. Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, desktrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domëthënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm.

Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku Ramazan Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike?

Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëmë të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit?

Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta deyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin. Ndërkohë Top Channel tregoi që çmimi nuk bën diferëncë në cilësi, pasi në çdo rast kosumatori shqiptarë niseshtenë e ha për djathë./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *