Sezoni 2017-2018 mund të quhet edicioni më problematik i Partizanit pas kthimit në Superiore, ndonëse është viti ku presidenti Demi ka investuar më shumë.
Një nga shkaqet e dështimit të Partizanit në javët e fundit ka lidhje edhe me praninë e trajnerit Mario Tokiç në stadium në ndeshjen me Skënderbeun.
Kroati shikohet si trajneri i Partizanit të sezonit të ri dhe burime pranë Tokiç e kanë bërë fakt të kryer marrëveshjen mes palëve. Madje thuhet se ish-trajneri i Lokomotivës së Zagrebit ka kohë që po punon për skuadrën e edicionit të ri dhe në përfundim të kampionatit pritet që të shpalosë planin e tij te drejtuesit e klubit.