Anceloti bën gati stafin, ja kë ekip do të drejtojë

Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit ia kanë dalë të bindin Carlo Ancelotti-in që të marrë drejtimin e Kombëtares me qëllim që ta ringjallë atë.

Dështimi me mospjesëmarrjen në kampionatin ne Botëror, ka sjell zhgënjim të madh te tifozët dhe drejtuesit e rinj të përfaqësueses duhet të jenë emra të njohur që ngjallin besim.

Komisari i federatës, Costacurta nuk ka folur për ketë temë, por gazeta e njohur italiane “La Republica”, ka bërë me dije edhe stafin që do të marrë Ancelotti në Kombëtare, që janë  figura të njohura dhe në moshë të re në futbollin italian.

Andrea Pirlo, ish-mesfushori që ka punuar për një kohë të gjatë me Ançelotin parashikohet të jetë zv.trajneri i ri i Kombëtares.

I tërhequr nga futbolli ai ëhstë gati për një angazhim të ri. Emri i dytë është ai i ish-kapitenit legjendar të Milanit, Paolo Maldinit. Atë që drejtuesit kuqezinj nuk e kanë bërë në skuadrën e tyre është gati ta bëjë Ancelotti në Kombëtare.

Pjesë e stafit do të jenë edhe portieri i Juventusit Buffon dhe Ambrozini një tjetër ish-futobllist i njohur i Milanit dhe Kombëtares. Një lajm i tillë ka kënaqur jo pak tifozët italianë, që tashmë janë zemërthyer pas paraqitjeve të dobëta të të kaltërve.

Por, të gjitha janë në fazën e fjalëve dhe pse zyrtare të Federatës së Futbollit të Italisë kanë pranuar bisedimet me trajnerin e njohur që ka fituar pothuajse gjithçka në drejtimin e skuadrave q ëka pasur në karrierën e tij.

Dhe afrimi i figurave të tjera të futbollit italian do t’i jepte një tjetër fytrë përfaqësueses.

Zyrtarizimi i trajnerit të ri të Kombëtares do të bëhet para datës 20 maj, pasi tetë ditë më vonë përfaqësuesja do të luajë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite.

Megjithatë trajneri i ri do të nisë punën në heshtje që para kësaj date që është lënë si afati përfundimtar nga FIGC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *