Neymar jep lajmin e madh, zbulon rikthimin e tij në fushë

Neymar ka konfirmuar, se pret që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë duke thënë se dëmtimi i këmbës së tij do të marrë rreth një muaj tjetër për t’u shëruar. Sulmuesi i Paris Saint-Germain foli për kohën e tij të rikuperimit në një program televiziv brazilian. Pyetja e parë ishte sesa kohë do t’i duhet të rikthehet dhe 26-vjeçari u përgjigj: “Rreth një muaj e pak. Rikuperimi po ecën mirë, thyerja po konsolidohet mirë, gjithçka po shkon mirë”, tha braziliani. Neymar dukej mjaft optimist, pasi u ftua në një nga emisionet braziliane më të shikuara si Altas Horas. TV Globo postoi një klip të intervistës, për shkak të transmetimit të së shtunës, duke treguar Neymar që fliste për riaftësimin e tij.

Prezantuesi Serginho Groisman postoi një video të tij sëbashku me Neymar në “Instagram” duke zbuluar se kush është mysafiri yll në emisionin e tij të shtunën. Futbollisti vendosi të ulet në një karrige për shfaqjen e tij televizive në vend të karrocës me rrota, që ai po e përdorte muajin e kaluar.  Ai u operua në spitalin Mater Dei në Belo Horizonte më 2 mars. Mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar tha para operacionit, se do të duhej deri në tre muaj që Neymar të rikuperohej dhe Brazili do të luajë ndeshjen e tyre të Botërorit në Rusi më 17 qershor kundër Zvicrës.

Por fizioterapisti i kombëtares së Brazilit, Fabio Mahseredian tha se ishte i sigurt, se sulmuesi do të ishte në rregull për turneun. “Së pari ai është një atlet që kujdeset për veten. Së dyti, ai nuk ka probleme me peshën dhe nuk peshon lehtë dhe ky është një faktor shumë i favorshëm. Së treti, ai është një djalë i ri. Koha që ai ka është e mjaftueshme për të siguruar, që ai të jetë gati për ndeshjen e parë të Kupës së Botës me Seleçao”. Në fund të muajit të kaluar Neymar ka postuar një përditësim të dëmtimeve në rrjetet sociale duke treguar, se ai ka marrë trajtim me ultratinguj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *