Përdhunohet 16-vjeçarja në Tiranë, në kërkim 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Valias të Ri, në kryeqytet, ku një 16-vjeçare ka denoncuar për përdhunim një të ri. Burime policore bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet D.I., është shpallur në kërkim policor.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, adoleshentja ka denoncuar vetëm dje pranë Komisariatit të Kamzës. Ajo tregoi se djali e kishte përdhunuar në banesën e tij, duke përfituar nga fakti se ishte vetëm në shtëpi.

Materialet në ngarkim të ngarkim të D.I., i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, u referuan nga Policia në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale: ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, e parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *