Është rikthyer protesta e banorëve të ish-parkut të autobusëve kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh në atë që ka qenë një parkun e fëmijësh. Protestës i janë bashkuar shumë qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile si dhe shumë anëtarë të subjektit politik LIBRA që drejtohet nga Ben Blushi. Sipas qytetarëve, mosreagimi është shenjë që jetët tona fillojnë të mbarojnë, ndërsa shprehen se protesta për parkun nuk ka parti.