Basha e vetmja shpresë për Kershnik Spahiun: Nëse nuk bëjmë koalicion me PD largohem nga politika

Janë orë vendimtare për Partinë Demokratike dhe përgatitjen e listave për deputetë. Për këtë arsye, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime të shumta.

Rreth orës 19:30 minuta Basha ka zhvilluar një takim edhe kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit u shpreh se ishte rënë dakord paraprakisht me Bashën që kryetarët partive opozitare do të jenë në listat e PD-së.

Por kjo nuk ka ndodhur deri më tani me AK-në dhe Spahiun. Duke folur pas takimit me Bashën, Spahiu u shpreh se nëse nuk do të arrinte një marrëveshje, atëherë do jepte dorëheqjen nga partia.

“Kemi lënë 1 orë kohë konsultime dhe për ti dhënë një përgjigje Lulzim Bashës. Nëse nuk do të bëjmë aleancën dhe do ndihem i tradhtuar do të jem i detyruar që të jap dorëheqjen nga AK dhe nga politika”, është shprehur Kreshnik Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *