Prezantuesja simpatike kosovare Elita Rudi dhe reperi Gjiko nuk mund ta fshehin më që janë në një marrëdhënie dashurie së bashku.
Ata, edhe pse shfaqeshin në të njëjtat vende ku pozonin për fotografi në rrjete sociale, sërish nuk e pranonin se ishin bashkë.
Por tanimë fansat i kanë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në një fotografi që ka mbërritur në redaksinë e Blitz.al mund të vihet re çifti i ri edhe në festa familjare, çka bën të besohet se lidhja e tyre është pranuar dhe është bërë e njohur edhe për familjet respektive.