AKTUALITET

EMRAT/ Vjedhin me forcë dhomën e një hoteli, 3 të rinj në pranga

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-­tjetrin kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë.

Efektivët e komisariatit Nr 3, “kanë arrestuar shtetasit: – Erdi Muçllari, 20 vjeç, banues në Tiranë – Ergys Hysejni, 20 vjeç, banues në Tiranë – Oktavian Sala, 20 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, dyshohet se pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre”, thotë policia.

Sipas policisë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Mercedes Benz”. Mbi të arrestuarit tani rëndon akuza penale e “Vjedhjes”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top