Pasi humbi djalin e saj të vetëm Kejdi Halili në një aksident me motor në zonën e ish-Bllokut, ka reaguar për herë parë Erenestina Halili gazetare, poete dhe pedagoge e Universitetit të Tiranës. Përmes një statusi të publikuar në në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar edhe me fotografinë e qiellit dhe pëllumbave, Halili ka shprehur gjithë dhimbjen për humbjen e fëmijës së vetëm që kishte.
Ajo falenderon të gjithë ata mië të afërm dhe qytetarë që i janë bashkuar dhimbjes së saj të rëndë në tragjedinë që ndodhi pak javë më parë.
“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era” shkruan ajo.