Fishkëllima ndaj Ben Blushit. Deputeti socialist: Në sallë kishte të inkriminuar (Video)

Deputeti “rebel” Ben Blushi nuk ngurroi të marrë pjesë në takimin me socialistët e Elbasanit, pavarësisht se ai nuk ishte i ftuar. Ai ka qëndruar i ulur në rreshtin e parë, teksa dëgjoi fillimisht fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Më pas, në një moment, ka qënë deputeti Taulant Balla i cili në mënyrë provokuese i ka dhënë fjalën socialistit Ben Blushi.

Në këtë kohë një grup njerëzish në sallë kanë nisur të fishkëllejnë dhe kanë ngritur zërin që Blushi të mos fliste duke i kërkuar të largohet. Pavarësisht kësaj, Blushi vijoi të flasë dhe mësohet t’i jetë drejtuar kryeministrit Rama se përse nuk do të ketë votim për kryetarin e Partisë Socialiste. Por regjia qëndrore që po transmetonte aktivitetin ka fikur sinjalin që në nisje të fjalës së tij.

 Në përfundim të këtij takimi, ku doli i shoqëruar nga oficerët e gardës, Blushi tha që nuk ishte i ftuar por shkoi në këtë takim. Ai i foli medias për një situatë aspak paqësore. Ndjekim fjalën e tij.

“Më vjen keq se këtu pati njerëz që u munduan të sulmonin çka nuk është absolutish Elbasani që njoh unë. Është një qytet mikpritës, i cili nuk meriton të përfaqësohet nga ata që janë kapur me armë dhe ishin këtu në sallë për të intimiduar njerëzit. Njerëz që përpiqen të sulmojnë dhe pengojnë të hysh në një sallë… Kjo sallë u kthye në një gjyq kundra një njeriu. Kini parasysh që nuk po qeveris unë. Pra, është vendi për t’i kërkuar llogari dikujt tjetër” – deklaroi Blushi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *