• Kontakt
Tuesday, May 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia lëshon mbi 40 raketa anembanë Ukrainës

17:25 : 25/06/2022
në BOTA

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake.

Nju York Times njoftoi se në këto sulme u përdorën më shumë se 40 raketa, të cilat sipas gazetës u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg.

Nuk ka ende informacione për viktima të mundshëm si pasojë e këtyre sulmeve. Ndërkohë trupat ukrainase njoftuan se po tërhiqen nga qyteti lindor i Sievierodonetskut pas disa javë luftimesh të ashpra me forcat ruse.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut Serhiy Haidai tha se trupat kishin marrë urdhër për t’u zhvendosur në pozicione të reja.

Ukraina tha se forcat ruse kishin pushtuar plotësisht qytetin fqinj Lysychanskun që gjithashtu shtrihet në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendoi se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në këtë zonë.

Lexo edhe:

Ushtria ukrainase hedh në erë trenin rus që transportonte karburant

Trump: Putin është çmendur, po vret njerëz pa arsye

Gjasat janë që Kremlini të marrë kontrollin e plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e shpallura të Moskës.

Për të stabilizuar situatën në Luhansk, Ukrainës i duhet armë i tha gjenerali më i lartë ukrainas, homologut të tij amerikan të premten.

“Diskutuam mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e ndihmës teknike ndërkombëtare”, shkruante gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin Telegram pas një telefonate me gjeneralin Mark Milley, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve.

Ukraina ka thënë se avantazhi që ka Rusia në artileri, në vijën e frontit të Donbasit, po u kushton shumë trupave ukrainase, ndaj Kievi u ka bërë bërë thirrje partnerëve perëndimorë që ta furnizojnë me më shumë armë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes vlerësoi të premten vendimin e Ukrainës për t’u tërhequr nga Sievierodonetsku, duke e cilësuar atë si masë “profesionale” e “taktike”.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se forcat ruse kanë qenë në gjendje të përparojnë rreth Sievierodonetsk, por me kosto të konsiderueshme sikurse shtoi ai.

“Rusët kanë pësuar viktima të shumtë e humbje në armatime të rënda”, tha zyrtari. “Forcat ruse po japin shenja të konsumimit dhe të moralit të dobësuar dhe kjo po ndikon në aftësinë e tyre për të përparuar me shpejtësi”.

SHBA-të premtuan këtë javë 450 milionë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë sisteme të tjera raketash me rreze të gjatë veprimi, krahas një ndihme prej 1 miliard dollarësh që u njoftua rreth një javë më parë.

Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes tha të premten se forcat ukrainase po stërviten me katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) pjesë e paketës së sapo shpallur. Sistemet amerikane do të vihen në përdorim në luftë, brenda disa javësh. /Voa/

Etiketa: RusitankeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria ukrainase hedh në erë trenin rus që transportonte karburant

22:27 : 26/05/2025
BOTA

Trump: Putin është çmendur, po vret njerëz pa arsye

09:00 : 26/05/2025
BOTA

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025
BOTA

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i Jashtëm gjerman: Nuk do ta lejojmë të vazhdojë luftën

21:50 : 25/05/2025
BOTA

Sulmet ruse vrasin 13 persona në Ukrainë, plagosen dhjetëra të tjerë

17:13 : 24/05/2025
BOTA

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

18:39 : 23/05/2025
Para

Qyteti lindor i Ukrainës bien nën pushtimin e plotë rus

TË GJITHA

Bayern në kërkim të një sulmuesi anësor, 3 kandidatët kryesorë në listën e Kompany

20:24 : 27/05/2025

Burimi: Administrata Amerikane, në pritje të një doktrinë të qartë

20:23 : 27/05/2025

PD tjetër ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

20:14 : 27/05/2025

Nga Tajlanda në Shqipëri, zbulohet droga e re, Yellow Zushi, ishte në valixhen e një 39-vjeçari

20:14 : 27/05/2025

Klubi i njohur “piketon” Baton Zabërgjan, Dinamo kërkon 2.5 milionë euro

20:07 : 27/05/2025

Itali/ Shqiptari aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë (FOTO-EMRI)

19:58 : 27/05/2025

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

19:50 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com