• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rel: Sofja pritet të heqë veton ndaj Shkupit, orët në vijim vendimtare

13:22 : 22/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i ka dhënë mbështetje propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të këtij vendi.

Lideri i partisë opozitare bullgare, GERB, Borisov të mërkurën i ka bërë thirrje Qeverisë së kryeministrit Kirill Petkov, që të paraqesë propozimin në Parlament, që të miratohet nga shumica e ligjvënësve bullgarë.

Borisov e ka vlerësuar si “shumë të mirë” propozimin francez, meqë, siç ka thënë, i përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare, “Teksti është vërtet shumë i mirë. Ai përfshin gjithë frikën dhe ankthet dhe atë që shqetëson Bullgarinë… Çfarë tradhtie mund të ketë në atë që të dy kombet të jenë në të njëjtin komunitet? Në vend që të debatojnë në rrjetet sociale, a duhet të përqafohen brezat e rinj?”, ka thënë Borisov në një konferencë për media në Sofje.

Propozimi evropian parashikon që kushtet e Bullgarisë të bëhen pjesë e angazhimeve të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Sipas Borisovit, shumica e deputetëve të Parlamentit të Bullgarisë do ta mbështesin propozimin francez.

Vendimi i ish-kryeministrit bullgar është mirëpritur nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Vahelyi.

Lexo edhe:

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

Tifogrupi shqiptar “godet” presidentin e klubit: Premtove shumë, por ishin gënjeshtra e mashtrime!

“Falënderojmë liderin e opozitës GERB për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e pranimit të negociatave bazuar në propozimin që lejon të vazhdojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që Qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot, në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar në Tuitter, komisioneri Varhelyi.

Propozimi ende nuk është publikuar, por jozyrtarisht ai përmban disa pika; Maqedonia e Veriut duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, do të harmonizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, do t’i heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.

Për këtë propozim në orët e pasdites pritet të nisë debati në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, dhe me mbështetjen e partisë GERB, propozimi do të miratohej nga deputetët në seancë plenare.

Parlamenti bullgar, ndërkohë, po debaton edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mbështetje propozimit francez i ka dhënë edhe presidenti Rumen Radev, ndërsa kundër janë shprehur partitë tjera opozitare, përfshirë edhe partinë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonovit, e cila u largua nga Qeveria dhe paraqiti nismën për mosbesimin e Qeverisë.

Institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë komentuar zhvillimet në Bullgari dhe as përmbajtjen e propozimit francez me përjashtim të opozitës që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, e cila e ka refuzuar duke e konsideruar të dëmshëm për interesat kombëtare e shtetërore maqedonase.

Maqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

Dy vendet në vitin 2017 kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të ngritjes së raporteve, kjo marrëveshje ka hapur temat, të cilat mes dy vendeve janë aktuale që nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore.

Etiketa: RElshkupisofja

Lajme të lidhura

SPORT

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025
SPORT

Tifogrupi shqiptar “godet” presidentin e klubit: Premtove shumë, por ishin gënjeshtra e mashtrime!

18:27 : 16/07/2025
RAJONI

REL: A duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë së Kosovës pas përfundimit të mandatit?

15:42 : 18/04/2025
SPORT

Humbja e shokut të skuadrës, klubi i Shkupit anulon stërvitjen pas kërkesës së lojtarëve

17:30 : 19/03/2025
BOTA

REL: Policia kryen aksion në jug dhe veri të Kosovës

11:33 : 19/03/2025
BOTA

Trump po e bën Amerikën të hesht

09:34 : 19/03/2025
Para

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet ndaj stilistit Valdrin Sahiti, arsyeja

TË GJITHA

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com