• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Forumi i Prespës/ Escobar: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE

21:32 : 17/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdoi sot për të dytën ditë forumi i njohur si “Dialogu i Prespës” në të cilin folën zyrtarë amerikanë e evropianë dhe drejtues të qeverive të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Debati u përqendrua tek integrimet euratlantike dhe ndikimi i rrezikshëm nga propaganda ruse në rajon. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se SHBA i mbështesin nismat ekonomike por me kusht që ato të jenë integruese dhe të përfshijnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar foli për integrimet euro-atlantike si synime të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa tha se në vend të sfidave që janë të shumta do të përqendrohej tek mundësitë e unitetit dhe të vlerave të përbashkëta. Zoti Escobar tha se projekti i zgjerimit të BE-së ka një rëndësi të veçantë duke përfshirë ish-kundërshtarët e paktit të Varshavës dhe të NATO-s, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian ka eksportuar qëndrueshmëri dhe paqe.

Ai nënvizoi mbështetjen amerikane ndaj nismave evropiane apo rajonale që synojnë integrimin ekonomik.

“Ne e mbështesim Procesin e Berlinit, mbështesim Marrëveshjen për tregun e përbashkët CEFTA, si dhe Ballkanin e Hapur përderisa ai përqendrohet tek inetgriimi evropian dhe nëse mbetet i hapur për të gjitha shtetet”.

Ai tha se 70 përqind e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor lidhet me tregun evropian, dhe proceset ekonomike duhet të jenë në kuadër të sundimit të ligjit, tregjeve të hapura dhe transparente e gjithpërfshirëse. “Nëse Ballkani i Hapur i plotëson këto kushte, do ta ketë mbështetjen amerikane”, tha zoti Escobar.

Lexo edhe:

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

I dërguari britanik për Ballkanin, Stuart Peach tha se ndikimi rus nuk është një gjë e re; “Mjetet mund të jenë të reja; Zhurma e krijuar nga tragjedia e luftës së paligjshme në Ukrainë dhe për popullin e Ukrainës nuk kanë të ndalur. Dhe ne duhet të jemi shumë syçelë”, tha zoti Peach duke nënvizuar rrugën e nevojshme të integrimit të këtij rajoni në proceset euro-atlantike. Ai tha se Rusia ka militarizuar çështjet e energjisë dhe ekonomisë.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç duke kundërshtuar përpjekjet e një pjese të komunitetit ndërkombëtar lidhur me njohjen e ndërsjellë në mes Serbisë dhe Kosovës, bëri krahasime me angazhimet e fuqishme të grupit të shtatëshes për ta mbrojtur tërësinë tokësore të Ukrainës, sikundër bëjnë thirrje edhe për respektimin e rezolutave të tjera, si bie fjala për Sirinë, siç tha, ndërsa vërejti se asnjëherë nuk përmendet rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

“Të gjitha vendet e G7-ës e anashkalojnë rezolutën 1244 të KB dhe kjo flet se sa komplekse është e gjithë situata”. Kjo, sipas kryeministres serbe po e bën procesin e integrimit të Serbisë edhe më të vështirë.

“Ne do të luftojmë politikisht për tërësinë tonë tokësore përmes negociatave për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve me Prishtinën, sepse nga kjo varet qëndrueshmëria ekonomike dhe zhvillimi si dhe vendi ynë në BE”, tha ajo.

Në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, Bërnabiç tha se përkundrazi nuk bie ndesh me procesin e Berlinit, ndërkohë që partnerët, sipas saj, janë të lirë të zgjedhin cilat nisma janë më të mira për ata.

Nga ana tjetër, ajo theksoi nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, teksa i bëri thirrje bllokut që t’i hapë sa më parë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, sepse “kjo shkon në të mirë të sigurisë dhe mirëqenies ekonomike dhe politike të rajonit”.

Në tribunë ishte paraparë të fliste edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai nuk erdhi në Ohër për shkak të takimit me veteranët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla tha se Republika e Kosovës po bën përpjekje të afrohet sa më pranë strukturave të NATO-s, duke nënvizuar se kjo rrugë nuk është e lehtë për shkak se katër vende anëtare të Aleancës nuk e njohin pavarëssinë e Kosovës.

Etiketa: #benzine#boldnewsballkanescobar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
BOTA

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

16:52 : 21/05/2026
AKTUALITET

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

14:11 : 18/05/2026
AKTUALITET

Studimi gjenetik/ Shkencëtarët e konfirmojnë: Shqiptarët pasardhës të ilirëve në Ballkan

10:17 : 17/05/2026
AKTUALITET

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit, çunat problematikë që po terrorizojnë 3 kontinente

11:53 : 04/05/2026
BOTA

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

11:31 : 04/05/2026
Para

Semi ka një kërkesë për ndjekëset, këngëtarja po kërkon një ‘nuse’ për mikun e saj

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom