• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ndikimi i sanksioneve të Perëndimit tek rusët e thjeshtë

16:22 : 17/06/2022
në BOTA

Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë pas ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë po shkaktojnë një efekt domino në të gjitha sferat e ekonomisë së vendit. Për qytetarin e zakonshëm rus – kjo përkthehet në një rritje të mprehtë të çmimeve.

Çmimet ushqimore sot në një supermarket rus janë gati 20% më të shtrenjta se sa ishin përpara se Vladimir Putini të dërgonte trupat e tij në Ukrainë. Rritja e çmimit prek të gjitha prodhimet, ndërkohë që artikujt e prodhuar në Perëndim, ka kohë që mungojnë nëpër rafte. Analistët thonë se situata mund të përkeqësohet.

“Sanksionet do të zgjasin për një kohë të gjatë. Jo me muaj, por me vite. Të ardhurat nuk do të rriten për një kohë të gjatë. Njerëzit do të bëhen më të varfër”, thotë ekonomistja Natalia Zubarevich.

Sanksionet perëndimore i kanë lënë prodhuesit rusë pa pjesë këmbimi dhe materiale të tjera. Analistët thonë se vëllimet e shitjeve në disa sektorë, si industria e automobilave, kanë rënë me më shumë se 80%.

“Situata në Rusi, megjithëse ngadalë, po ndryshon për më keq, sepse nga njëra anë, ka degë të industrisë që kanë pushuar plotësisht së ekzistuari”, thotë biznesmeni Dmitry Potapenko.

Lexo edhe:

Moska s’i ndal bombardimet, shpërthime dhe zjarre nga sulmi me raketa ruse në Kiev!

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

Shifrat zyrtare japin një pamje tjetër. Presidenti rus së fundmi theksoi shifrat e ulëta të papunësisë në Rusi. “Dua të vë në dukje shkallën e ulët të papunësisë. Në prill, shkalla e papunësisë në Rusi ishte në një nivel të ulët historik dhe, në maj, numri i të papunëve të regjistruar zyrtarisht nuk u rrit, madje ra disi”.

Në rrugë, perceptimi i krizës nga qytetarët e thjeshtë varion mes skepticizmit dhe shqetësimit.

“Inflacioni sigurisht që ndikon tek ne, sepse çmimet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për ilaçet dhe ushqimet”, thotë Estela Kameneva, e papunë.

“Ushqimi është shumë më i shtrenjtë”, thotë Artyom Borok, specialist kompjuterash.

“Situata nuk prek shumë Rusinë. Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh jashtë vendit. Në SHBA dhe Evropë, inflacioni është shumë i lartë”, thotë pensionisti Roman Markov.

Ndërsa ekonomistët parashikojnë një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe gjymtim të disa industrive për shkak të mungesës së furnizimit, në rrugët e Moskës, mund të duket si një verë e zakonshme. /Voa/

Etiketa: perendimiRusiasanksionet

Lajme të lidhura

BOTA

Moska s’i ndal bombardimet, shpërthime dhe zjarre nga sulmi me raketa ruse në Kiev!

10:51 : 26/07/2026
BOTA

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

15:04 : 17/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

16:13 : 07/07/2026
BOTA

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

10:27 : 06/07/2026
BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
Para

Bilanci/ 115 të infektuar dhe asnjë humbje jete, në 24 orët e fundit në vend

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët ferma në Patos, digjen bagëtitë

18:54 : 28/07/2026

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare pedagogu dhe eksperti i sportit, Artan Pogoni

18:35 : 28/07/2026

Merz sfidon Komisionin Evropian: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

18:24 : 28/07/2026

Këlliçi publikon foton: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi 26 mln euro

18:15 : 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas fëmijën me karrocë

18:08 : 28/07/2026

Ermal Beqiri në kërkim nga SPAK, por “fiton” sërish: Kompanitë e tij marrin tender 50 mijë € nga Universiteti i Tiranës

18:03 : 28/07/2026
Foto ilustruese

Kur transporti publik nuk është për të gjithë

17:52 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibomjojobetcasibomcasibom