• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandalet e inceneratorëve/ Klodian Zoto në Irak, Shqipëria shitet si ‘sukses’

12:57 : 16/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, është ndër më të akuzuarat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, dhe përfundojnë në kompani guackë në Holandë.

Por, ashtu, para se të shkojnë tek mbetjet, tentakulat e inceneratorëve janë shtrirë edhe të ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

Por, duket se tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen. Duke shitur si “histori suksesi” rastin e Shqipërisë, kompania që qëndron në majën e piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipërië, Integrated Technology Services, e Klodian Zotos po “shëtit” në shumë vende të botës.

Lexo edhe:

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

CNA.al sjell më poshtë një dokument ekskluziv, i cili mban datën 2 nëntor 2020, dhe tregon se e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri është tentuar edhe në Irak.

Në dokumentin më poshtë, në datën 2 nëntor 2020, ITS e Klodian Zotos i ka drejtuar një letër autoriteteve në Irak, ku propozohet e njëjta skemë si në Shqipëri.

Të njëjtin “sukses” që kanë pasur në Shqipëri me Ujësjellësit, po kërkojnë ta bëjnë edhe në Irak.

Pra, fillimisht u propozua trajtimi i mbetjeve në Zimbabve, ku një ndër delegatët e kompanisë Geogenix, që në fakt është kompania që ka marrë inceneratorin e Tiranës, ishte edhe Mirel Mërtiri.

CNA.al një ditë më parë nxori një tjetër dokument. Kësaj radhe në Irak.

Dhe përfaqësues i Integrated Energy B.V, në Irak, është Mirel Mërtiri.

Pra, Mirel Mërtiri firmos letër kërkesë në Irak, në emër të kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Një kompani e regjistruar në Hollandë, ku në fakt del një skemë, me disa kompani off shore.

Ndërkohë, sot sjellim dokumentin e radhës, që tregon se Integrated Technology Services, kërkon që pas “suksesit” me inceneratorët të shtrijë tentakulat tek Ujësjellësit, edhe në Irak, ashtu sikurse ka bërë në Shqipëri.

Skema në Shqipëri

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, rrjeti i kompanive të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, shkojnë në Fier dhe në Tiranë, tashmë së fundi edhe me landfillin e Vlorës, nuk janë thjeshtë dhe vetëm pjesë e një zinxhiri që është marrë me mbetjet.

Historitë e tyre fillojnë vite më parë. Menjëherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet kanë lëshuar tentakulat e tyre në shumë bashki të vendit. Disa para vitit 2013 dhe më pas duke e shtuar punën e tyre kryesisht në Berat, në Fier, Tiranë, por edhe në Korçë.

Një auditim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matësa inteligjentë, matësa elektronikë. Që quhen sistemi elektronik, për matësit e ujit.

Në fakt janë disa matësa kinezë, të cilët sillen dhe instalohen, duke pasur një vlerë 5-6 fish, më të lartë se tregu. Matësat kushtojnë nga 110-130 euro. Ndërkohë që matësat e zakonshëm kushtojnë në cilësinë e tyre më të lartë, të kolauduar dhe me standardet e BE-së, jo më shumë se 20 deri në 30 euro.

Ndërsa në Bashkinë e Beratit gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.

Klodian Zoto i ITS-së, shkon dhe pas negociatash, Bashkia e Beratit merr një kredi nga një bankë e nivelit të dytë, rreth një milion euro për matësa ëirless. Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.

Sipas një denoncimi të ardhur në CNA.al flitet për një sallë kontrolli dhe menaxhimi të rrjetit e cila ka kushtuar rreth 380 mijë euro. Sipas KLSH-së, kjo është pjesë e projektit. Por, pas një viti ose diçka më shumë, është “hedhur në kosh të plehrave”, sepse i gjithë investimi është bërë në një objekt privat ku ka qënë Drejtoria e Ujësjellësit, e cila më pas ka ndryshuar zyrat e saj dhe ka shkuar në një ambient tjetër, pas një investimi të bërë nga KFË Bankë.

Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki. Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë.Pra, në Shqipëri kompanitë e inceneratorëve dhe rrjeti i tyre e filluan me matësat. Kompani pa ndonjë peshë në treg filluan me matësit, në disa bashki.

Ndërsa tashmë e njëjta skemë po përdoret edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Është çuar fillimisht Mirel Mërtiri për mbetjet. Më pas shfaqet Klodian Zoto për matësat. Pra, e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri, është çuar edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Në Shqipëri u shit si një kompani holandeze, e regjistruar në guacka. Më pas kjo kompani shpërndahet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, duke thënë se kemi eksperiencë në Shqipëri.

Që në fakt, në Shqipëri është e qartë tashmë “puna e mirë” që kanë bërë. Ku kemi dy inceneratorë që nuk punojnë, në Elbasan dhe në Fier, ndërsa në Tiranë një landfill, që paguhet nga taskat e shqiptarëve për incenerim mbetjesh, kur në fakt nuk ka incenerator./CNA.al/

Etiketa: inceneratoreveirakklodian zotoskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

16:15 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Korçës/ Roja “tapë” me raki ofendon pacientët dhe godet familjarët

15:03 : 30/04/2025
AKTUALITET

SKANDAL/ Lagjja “Skënderbeg” në Lezhë e mbushur me mbetje që i hedh bashkia

21:10 : 15/04/2025
BOTA

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë

19:41 : 15/04/2025
BOTA

Skandal në burg të Skocisë/ Drejtori kapet duke bërë seks me infermieren gjatë orarit të punës

13:34 : 11/04/2025
Para
Aurel Vula dhe Zhaklina Peto

Pazari për falsifikimin e dokumenteve/ Dalin përgjimet dhe emrat: Ule dhe 1.000 Euro

TË GJITHA

Mbylli sezonin si protagonist në mbrëmjen e titullit, Sherri: Jetova ëndrrën e fëmijërisë time

17:03 : 24/05/2025

U largua në janar nga Partizani, sulmuesi gjen golin e parë me skuadrën e re (Video)

16:47 : 24/05/2025

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopështi në Gramsh

16:38 : 24/05/2025

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

16:30 : 24/05/2025

Universitetet në Hong Kong hapin dyert për studentët e huaj të Harvardit

16:21 : 24/05/2025

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe gjithë ekosistemin

16:21 : 24/05/2025

Daku shënon golin e tretë radhazi në kampionat, shihni realizimin e sulmuesit (Video)

16:09 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com