Ky është lokali ky është vrarë 75 vjeçari Lulash Qepuri në Shkodër.
I moshuari është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori sipas dëshmitarëve ka qenë i maskuar dhe ka qëlluar 4 herë me “shotgun” drejt viktimës.
Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Nuk dihet nëse atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ndersa policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.