Nga Sokol Hazizaj
Duket si qesharake pse jo dhe e dhunshme kur i drejtohesh njerëzve që nuk kanë dhe nuk duan të kenë lidhje me ligjin dhe gjykatat me thirrjen “ruhuni nga drejtësia hibride”, kujdes nga organet hibride të saj. Sepse është fare e qartë që ndërsa gjithë reforma u shoqërua në emër të lirisë përkundër fuqisë së gjyqtarëve tiranë dhe forcës së tyre në vendimarrje, asgjë nuk është riaparuar në vendimet e padrejta. Madje po nëpërmjet vendimeve të gjykatave të reja, është qesharake ta pranosh këtë të fundit, vendimet e padrejta morrën guaskën e pandryshueshmërisë nëpërmjet ligjit. Mjafton të kundrosh mbi vendimet e Gjykatës së Lartë konstatohet lehtë standarti dyfishtë dhe më tepër i trajtimit dhe vendimarrjes midis vendimeve civile, penale dhe administrative. Ndërsa nuk cënojnë asnjë vendim të padrejtë civil me interesa pronësore dhe pasurore të dhëna padrejtësisht nga gjykatat përpara viteve 2016, janë shumë të zellshëm deri në idiotësi të pranojnë rekurse penale të mëparshme të organit të akuzës, pa marrë informacionin e duhur që i gjykuari ka kryer dënimin e dhënë nga gjykata. Ato pak gjyqtarë që kanë ngelur në sistem janë duke u tiranizuar nga fuqia dhe autoriteti i kurrizkërrusurve, duke të kujtuar lojën fëmijërore “kaladibrance’ ku mbi të parin vinte pesha më e madhe. Sot është vërtet e dhimbshme por dhe sarkastike, që gjithë reforma në drejtësi filloi me motivin e qytetarit si I pari, po ndodh e kundërta ku pesha e dhimbjes po bie mbi njeriun sepse,
- Sistemi drejtësisë është kthyer nga akuzator në inkuizitor.
Në vitet para 1990-s, në vendin tonë vepronte sistemi inkuizitor, ku hetimi prevalonte mbi gjykimin duke I dhënë shtetit rolin vendimtar në përcaktimin dhe dhënien e fajësisë ndërsa me ndryshimin e atij sistemi dhe ardhjen e demokracisë u vendos sistemi akuzator. Gjykata tashmë duhet të kishte rolin apo funksionin e arbitrit midis palëve. Dhënia e drejtësisë nga ana e Gjykatës, sipas këtij sistemi, pra akuzatorit ku pretendohet se jemi, ka një garanci më të madhe si dhe u siguron palëve të drejtat dhe detyrimet e tyre të ndërsjellta. Referuar këtij raporti përcaktohet dhe niveli i demokracisë. Por cfarë ndodh?. Me hyrjen në fuqi të Ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi të cilin është krijuar Prokuroria e Posacme dhe Gjykata gjithashtu, e drejta është në grahmat e fundit të saj, për të mos thënë që ka mbaruar. Sepse vetë ligji ua ka dhënë të drejtën prokuroëve për të qenë në cilësinë e inkuzitorit. Neni 14 i Ligjit 96/2016 me titull “Përgjegjshmëria” citon se “Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, kur kanë dyshime të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të Prokurorisë së Posaçme ose gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Pra thënë ndryshe në se një gjyqtar pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor në dëgjim të palëve konstaton se nuk ka prova që rëndojnë subjektin për kryerjen e veprës penale dhe jep pafajsi, prokurori bazuar në nenin 14 të Ligjit 95/2016 referuar nocionit moral të “përgjegjshmërisë’ ka të drejtën të fillojë procedimin penal ndaj gjyqtarit për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Duke dyshuar që gjyqtari drejtëpërdrejtë ose tërthorazi është ndikuar në vendimarrje. Sa më sipër unë nuk mendoj se ka gjyqtar në Gjykatën e Posacme të jap pafajsi. Mjafton të kuptosh që nëpërmjet kësaj dispozite, apo rregulli ligjor vendoset dyshimi si parim, liria është cënuar, dhe të ashtuquajturit mbrojtës të lirisë me vullnet politik kanë kthyer instrumentin e shpifjes në system ligjor. Shkak për të cilin grumbullimet e njerëzve përpara institucioneve ligjvënës për gjykata të drejta e kanë kthyer shpresën për drejtësi në mungesën e lirisë, duke zëvedësuar ndikimin e arsyes me atë të tiranisë. Dhe nuk duhet harruar se ndryshimet ligjore të sipërcituara I kanë bërë të njëjtët ekspert të lartë të reformës në drejtësi që për arsye etike nuk po I them emrin, por që në vitin 2011 në një studim të paguar nga donator të huaj me temë “Shteti së drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, pranonin se “Nëse analizojmë sistemin normativ në Kushtetutë, vërejmë një tendencë të dukshme të trupëzimit të normave ndërkombëtare në të drejtën e brendshme të vendit, duke krijuar dy sisteme të ndryshme të raportit të normave. Sistemi i parë, rregullon raportin e akteve të brendshme me normat klasike të së drejtës Ndërkombëtare Publike, kurse i dyti, rregullon marrëdhëniet që krijohen midis normave të brendshme, me normat e organizatave ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria aderon me marrëveshje të posaçme”.
Cilat nga sistemet garanton të drejtën përkundër padrejtësisë, ky që pranohet në vitin 2011 apo neni 14 i Ligjit 95/2016 konfiguruar nga të njejtët individë?. Ndaj merr vlerë postulate “Zoti na ruajt!”.
Sistemi drejtësisë është larguar më tepër nga e drejta
Realiteti për pasojë të një vëzhgimi të cekët në mënyrën se si funksionojnë gjykatat në Republikën e Shqipërisë, tregon se janë në kushtet e rënduara të më tepër se përgjysmimi I numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Një cështje civile në se përpara vitit 2016 përfundonte në të gjitha shkallët e gjyqësorit në kohë prej tre deri katër vite, sot e njëjta cështje nuk merr zgjidhje për tre apo katër vite vetëm në shkallën e parë, sepse nuk ka gjyqtar, fare e thjeshtë. Shkolla e Magjistraturës nuk prodhon se nuk kërkon të shërbejë sepse nuk do, madje madje është i vetmi institucion që nuk është prekur nga reforma. Se sa meskine, skeptike dhe neopotike është kjo shkollë përball realitetit të zymtë të gjyqësorit në Shqipëri mjafton të lexosh kapërcimin e Rregullores së Brendhsme të Shkollës së Magjistraturës, e cila cdo vit ndryshon sipas midesë drejtuesve, por gjithmon përkundër flagrant nenit 28 të ligjit nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërise”, të titulluar “Kriteret e pranimit në formimin fillestar”, ku pranohet konkurimi I cdo person që ka përfunduar, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës (mesatarja 8) në ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”. Shkolla e Magjistraturës në kapërcim të situatës ligjore të pranuar nga vullneti ligjbërësit, për të penguar të drejtën universale ligjore të të rinjve për të konkuruar shpikin kritere pas kriteresh siç në nenin 10 të Rregullores së Brendshme të saj, që konceptualisht nuk duhet të ketë lidhje me pranimin e konkuruentve, duke cituar se “Çdo person ka të drejtë të kandidojë në Shkollën e Magjistraturës….ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E drejta civile dhe e detyrimeve, E drejta penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura civile, Procedura penale, E drejta administrative dhe e drejta kushtetuese….. Njëkohësisht merr dhe autoritetin jo të dhënë nga ligji sipërcituar për të llogaritur siç ka dëshirë mesataren duke ndryshuar atë në varësi të sjelljeve politike dhe konkurentëve neopotik të pranuar. Shyqyr që ligjvënësi nuk i ka dhënë të drejtën kësaj shkolle detyrimin për të jetuar.Drejtësia e premtuar si reformë erdhi si pasojë e mosrespektimit të parimit “drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”. Përpos realitetit dhe gjendjes së të zymtë të krijuar dhe ku jemi zhytur, zhgënjim dhe padrejtësi janë prezente kudo. Tabloja sinoptike e të ardhmes së Gjykatës së Tiranës më sjell fatin e zi që në Shtator të vitit 2022, pra këtij viti që ndodhemi, kjo gjykatë mund të jetë jashtë shërbimit. Mbase dhe ky “fat” është një mision tjetër i të marrëve, dhe në se është e tillë Zoti na Ruajtë nga arroganca e tyre!
Drejtësia nuk ka lidhje me politikën, por fatkeqësisht varet prej saj
Kur flitet për drejtësinë, përhershmërisht përsëritet retorika e pafundë se problemet ndaj saj janë dhë kanë qenë korrupsioni, ndërhyrjet politike, buxheti i mangët dhe organizimi efikas. Parë me kujdes konstatohet se nga katër momentet e sipërcituara tre janë politike dhe një, pra efikasiteti I saj në dukje të jep përshtypje sikur është jo politik, por e vet pushtetit gjyqësor. Në të vërtet të katër momentet e sipërcituara janë politike dhe vetëm politike, si në kuptimin ligjor dhe atë aplikativ. Mjafton të pranosh që korrupsioni në gjyqësor është dhe ka qenë jo një dimensional por në shumë drejtime kupton që informaliteti i ardhur për shkak të politikave jo ligjore ka çuar dhe çon vetiu në korruptimin e vendimeve gjyqësore. Mjafton të kuptosh që maturimi i sistemit gjyqësor nuk vjen si shërbim ndaj qytetarit por si privilegj i disa njerëzve që nuk kanë shërbyer kurrë ndaj njëriut dhe të drejtës, kupton që sistemi vuan nga fillimi deri në fund nga vendime arbitrare dhe përkundër të drejtës. Mjafton të shohësh hartën e re të gjeografisë së gjykatave, së fundmi, konstaton se është sa e korruptuar por dhe përkundër shërbimit për të cilën është konstruktuar drejtësia. Po kaq politike është dhe buxheti i mangët sa kohë që të ardhurat nga pusheti gjyqësor bëhet pjesë dhe shpërndahet nga thesi buxhetor i pushtetit politik. Pra pyetja merr vetiu karakter cinik dhe jo moral, kur dhe ku ndahet politika nga drejtësia, duke sjell përgjigjen absurde “askund”. Ndaj është e frikshme të presësh drejtësi dhe pavarësi në këtë vend, zoti na ruajt!