Prokurorisë së Fierit, i janë dashur 15 muaj hetime që të provojë implikimin e 4 personave, vrasës me pagesë, në ekzekutimin me armë të Shkëlzen Kastratit, ngjarje kjo e ndodhur në janar 2021 në fshatin Sheq të Fierit.
Hetimet e udhëhequra nga prokurorja, Aida Cakaj, kanë nxjerrë zbuluar grupin e vrasësve, por akuza gjatë kësaj hohe e ka pasur të pamundur, të zbulojë se kush ka qënë personi që financoi vrasjen e Kastratit.
Viktima njihet nga policia lokale si person me precedentë penale, ndërsa vëllai e tij, Klemend Kastrati, në 8 Janar 2016 mbeti i plagosur në një atentat, ku humbi jetën Denis Kasa dhe u plagos Elton Margariti. Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, vetëm Albert Zaja, njëri prej 4 autorëve është arrestuar dhe mbahet në burg, ku gjatë operacionit të RENEA-s, Zaja fshehu armën në baltë dhe u mundua ti largohet me vrap policisë.
Ndërsa tre personat e tjerë të pandehur si Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvia alias Roland Cara, vijojnë të jenë në kërkim.
Elson Xheçuka, dyshohet se është njeriu që ka ka qëlluar me armë, i cili sipas policisë rezulton të jetë vëllai i Hektor Xheçukës, që u arrestua në vitin 2018 dhe më pas u lirua nga burgu në Prill 2019, si person i dyshuar në vrasjen e shtetasit Emiljano Boci.
Të katër personat kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati, duke e qëlluar njëri prej tyre. Ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër, në pritje për të ardhur me shpejtësi dy shokët, që kanë qëlluar mbi Kastratin. Sipas aktit të ekspertimit, Kastrati është qëlluar nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Njëri nga pjesëmarësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim për grabitjen e 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën Tufa është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.
Por tashmë veç këtij dënimi, Tufa rrezikon të marë në mungesë dhe një dënim të dytë për vrasjesn e Shkëlzen Kastratit. Kërkimet për kapjen e Tufës dhe dy personave të tjerë, janë kryer për disa muaj nga ana e komisariatit të policisë Vlorë dhe Fier, por çuditërisht nuk kanë sjellë asnjë rezultat.
/Ora News/