Demokrati Edi Paloka ka kërkuar në Kuvend arsyet se përse kryeministri Rama ka braktisur punimet e seancave plenare, sipas tij prej një muaji.
Paloka-Leskajt: Zonja Leskaj dhe ju të tjerët këtu, ku e keni kryeministrin? Ka një muaj që nuk duket në Parlament.
Po ndan lopë? Apo ka vajtur t’u bëjë qokat “Hakmarrjes për Drejtësi” që u liruan? Apo ka vajtur të vizitojë Shullazin në spital? Apo të vizitojë Armando Prengën.
Priteni derrin që keni për kryeministër dhe të vijë të përballet këtu.
Kryesuesja e seancës, Leskaj: Kryeministri është në krye të punëve zoti Paloka…