Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, do të sillet në atdhe të martën, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore.
Ish-Presidenti u nda nga jeta mesditën e së shtunës në spitalin Charite të Berlinit në Gjermani.
Sipas TV Klan, familjarë të ish-Presidentit po merren me procedurat, ndërsa pritet që trupi i pajetë i Bujar Nishanit të mbërrijë ditën e martë.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare lajmëruar më herët nga Këshilli i Ministrave përmes një vendim të posacëm.
Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vdiq në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani.
Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficensës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij ditën e djeshme.
Për vdekjen e tij pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi ndërsa ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani i kushtuan edhe mediat ndërkombëtare.