Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryesisë së re në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka bëri me dije se të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave dhe një me listën e kandidatëve meshkuj.
Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronikisht.