• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lija e majmunit, Gjermania drejt izolimit

13:19 : 24/05/2022
në BOTA

Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch.

Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë.

Sipas virologëve lija e majmunit është shumë e vështirë për t’u transmetuar, pasi infeksionet ndodhin përmes kontaktit me mukozën. Prandaj, shkencëtarët presin që shpërthimi i sëmundjes të frenohet. Megjithatë, virusi duhet të studiohet mirë për të kuptuar më mirë rrugët e transmetimit. Dobia e vaksinimit me vaksinat ekzistuese po diskutohet aktualisht.

“Ne dimë pak për linë e majmunëve nga shpërthimet që kanë ndodhur në Afrikën perëndimore dhe qendrore, ku ka qenë gjithmonë i vendosur në ato zona, deri në vitin 2018. Por çfarë është e ndryshme këtë herë po shohim raste që lindin tek personat që nuk kanë udhëtuar në ato zona në Afrikë. Pra, ne po shohim një transmetim në komunitet, kështu që është paksa e pazakontë”.

Rastet janë shfaqur në mënyrë sporadike në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të tjera duke përfshirë Spanjën, Gjermaninë dhe Portugalinë, me situatën që ka filluar të hutojë profesionistët.

Lexo edhe:

Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

Florida raportoi një rast të lisë së majmunit, i cili lidhej me udhëtimet ndërkombëtare, me pacientin tani në izolim. Nëse konfirmohet, ky mund të jetë rasti i tretë i lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara pasi i pari u raportua në Massachusetts të mërkurën e kaluar, ndërsa një banor i qytetit të Nju Jorkut doli pozitiv për virusin të premten.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar 36 raste të tjera të lisë së majmunëve në Angli, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 56 që kur i pari u raportua më 7 Maj. Ndërsa shpërthimi aktual është i rëndësishëm dhe shqetësues, rreziku për popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar mbetet i ulët.

Pas rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara shkencëtarët kanë sugjeruar që njerëzit që e konsiderojnë veten në rrezik të lartë për t’u ekspozuar ndaj virusit duhet të izolohen për 21 ditë. Virusi mund të transmetohet gjithashtu nëpërmjet transmetimit nga nëna tek fëmija dhe rrugëve seksuale.

Periudha e inkubacionit të sëmundjes zakonisht zgjat nga 6 deri në 13 ditë, ndonjëherë deri në 21 ditë. Shumica e pacientëve duhet të shërohen brenda javësh. Deri më tani, Spanja ka raportuar 34 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe ka raportuar 55 infeksione të dyshuara. 14 raste të tjera u konfirmuan në Portugali, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 37.

Etiketa: gjermaniaGjermania drejt izolimitlija e majmunit

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë

15:23 : 23/07/2025
BOTA

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

20:48 : 21/07/2025
BOTA

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025
BOTA

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025
BOTA

Gjermania synon të kthehet në epiqendrën e prodhimit të çipeve në Evropë

10:39 : 17/07/2025
BOTA

Gjermania propozon kufizim e fëmijëve emigrantë në shkolla

08:52 : 14/07/2025
Para

Tabaku takon McAllister: Korrupsioni ka kaluar nga niveli i banaqeve tek ai politik

TË GJITHA

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025

Vllaznia fiton sfidën e parë ndaj Vikingur, kualifikimi vendoset në Islandë

22:32 : 24/07/2025

Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet do të lejohen në bagazhin e dorës, Europa jep dritën jeshile

22:25 : 24/07/2025

Egnatia e pafat, traversa i mohon golin e dytë përballë Dinamo Minsk

22:18 : 24/07/2025

Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

22:09 : 24/07/2025

Vllaznia-Vikungur/ Festa kuqeblu vazhdon me Malën, shkodranët përmbysin rezultatin

22:07 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com