• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdogan bën deklaratën e fortë: Mitsotakis nuk ekziston për mua. Reagon Athina

10:30 : 24/05/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Me një sulm personal ndaj Kyriakos Mitsotakis dhe siç e cilësojnë mediet greke, dukshëm i irrituar nga rezultatet e vizitës së kryeministrit grek në SHBA, Rexhep Tajip Erdogan ka kaluar në nivel më të lartë të retorikave në marrëdhëniet greko-turke, duke ndërprerë çdo kontakt mes dy vendeve.

“Që tani e tutje, Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën. Ne kishim rënë dakord që të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjet tona. Por pavarësisht kësaj, ai në një vizitë në SHBA javën e kaluar foli në Kongres dhe i paralajmëroi të mos na jepnin F-16”, ka deklaruar ai në fjalën e tij pas mbledhjes së kabinetit.

Erdogan ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për praninë e  të paktën 10 bazave amerikane në Greqi duke mos kuptuar arsyen e ekzistencës së tyre në një moment që vendi u ka borxh shteteve të BE-së 400 miliardë euro.

Duke komentuar këtë qëndrim që e ka quajtur ekstrem nga ana e presidentit Erdogan, zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Oikonomou ka theksuar se Greqia nuk futet në një lojë deklaratash me lidershipin turk.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbron fuqishëm dhe në mënyrë efektive si ligjin tonë kombëtar ashtu edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Politika e jashtme greke bazohet fort në histori, të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat tona, sado që kjo i shqetëson disa. Politika jonë është një politikë parimesh”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Senatori amerikan mesazh Erdoganit: Turqia t’i harrojë avionët F-35!

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

Sipas qarqeve qeveritare nuk përjashtohet përsëri një verë e “nxehtë” si ajo e dy viteve më parë mes Athinës dhe Ankarasë, pasi klima e mirë nga takimi në Stamboll dy muaj më parë i përket së shkuarës.

Ndërkohë vihen re rritje të mëdha të flukseve të emigrantëve si nga brigjet turke drejt ishujve grekë, ashtu edhe nga kufijtë tokësorë mes dy vendeve.

Me këtë atmosferë të krijuar vlerësohet se as që bëhet fjalë për realizimin e takimit të  parashikuar mes Mitsotakis dhe Erdogan në Samitin e NATO-s në Madrid, që do të mbahet në fund të qershorit dhe për më tepër edhe për punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greko-Turk në vjeshtë në Athinë.

Etiketa: Erdogangreqi turqimitsotakis

Lajme të lidhura

BOTA

Senatori amerikan mesazh Erdoganit: Turqia t’i harrojë avionët F-35!

17:01 : 14/07/2025
BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025
RAJONI

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

08:20 : 02/07/2025
BOTA

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

18:20 : 20/06/2025
BOTA

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

09:11 : 20/06/2025
BOTA

Erdogan sulmon Netanyahun: Ia ka kaluar dhe Hitlerit me mizoritë e tij

15:43 : 18/06/2025
Para

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Slloveni

TË GJITHA

Rikthim në Kategorinë e Parë, Burreli prezanton prurjen e re

19:35 : 16/07/2025
Foto Ilustruse: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

19:32 : 16/07/2025

Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

19:22 : 16/07/2025

SKANDALI/ Sokol Balla e bën Konispolin me “gjuhë greke”, provokim ndaj çamëve?

19:22 : 16/07/2025

“Zeqiri të bëri burrë”/ Shabani-Lapajt: Kur s’mban ti përgjegjësi për vjerrin, as unë s’mbaj për dajon

19:00 : 16/07/2025

Trajneri i Nomme Kalju nuk i frikësohet Partizanit: I bindur që kalojmë ne

18:59 : 16/07/2025

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com