• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Duka: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

16:30 : 23/05/2022
në SPORT

Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistën për gazetën prestigjioze italiane “Corriere dello Sport” shprehet se pritja e një finaleje të UEFA-s në vendin tonë është një rezultat i shkëlqyer përsa i përket imazhit të Shqipërisë.

Nën drejtimin e tij, futbolli shqiptar ka arritur një kualifikim historik në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016” dhe tashmë ka edhe një stadium modern, Arena Kombëtare, që do të presë ndeshjen e madhe, AS Roma-Feyenoord.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidenti Duka për gazetën italiane:

– President, si është atmosfera në qytetin e Tiranës për finalen?

Lexo edhe:

Eliminimi nga Europa sjell përçarje te Partizani, “Guerrils” kërkojnë dorëheqjen e Gaz Demit

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

– Ne të gjithë jemi vërtetë të emocionuar. Kjo ndeshje për ne ka nisur që para një viti, me inspektimet e ekspertëve të UEFA-s. E gjithë Shqipëria do të ketë mundësinë të përfitojë nga pritja e një eventi të këtij niveli.

– Si arritët të bindnit UEFA-n që t’ju japë finalen?

– Ne kishim tentuar më parë të merrnim organizimin e Superkupës së Evropës. Në përpjekjen e dytë ia dolëm mbanë.

– Megjithatë, stadiumi është i vogël. Ka pasur pakënaqësi nga tifozët…

– E vërtetë, është i vogël, por është një xhevahir i vërtetë. Edhe përfaqësuesit e klubit të Romës, kur erdhën për ta vizituar u befasuan nga ambientet që të ofron ky impiant. Fatkeqësisht nuk do të ketë vend për të gjithë.

– Duket se një problem tjetër është rritja e çmimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira, me anulime që bëhen me qëllimin për të fituar sa më shumë para.

– Kjo historia e anulimeve të rezervimeve mua më duket si një legjendë urbane. Nga ana tjetër, për çmimet e kuptoj: nëse shkon në Paris për finalen e Champions League ose në Milano për panairet, ndodh e njëjta gjë.

– UEFA ka shpërndarë shumicën e biletave të finales për publikun shqiptar.

– Në fakt ky është një avantazh për Romën, sepse shumë shqiptarë kanë blerë bileta për miqtë e tyre italianë.

– Pra, edhe ju do të bëni tifo për Romën apo jo?

– Sigurisht. Madje, që nga fillimi i edicionit të UEFA Conferenca League. Shpresoj të jetë klubi italian që të fitojë trofeun, ndonëse finalet nuk janë kurrë të parashikueshme. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi në finalen e Europa League, Eintracht-Rangers. Por Murinjo ka lojtarin më të fortë.

– Cilin?

– Kumbullën, sigurisht. Shpresoj që ai të luajë në këtë finale, është një nga shtyllat e Kombëtares sonë.

– Të ndalemi pak te futbolli shqiptar, cila është arsyeja që prej dhjetë vitesh keni zgjedhur vetëm trajnerë italianë për Kombëtaren?

– Sepse janë të disiplinuar, shumë të përgatitur në aspektin taktik dhe e njohin mirë mentalitetin tonë. Me ta gjithashtu nuk kemi as problemin e gjuhës.

– Pra, do të vazhdoni përpara me Edi Rejën?

– Sigurisht. Ai ka besimin tonë. Është për të ardhur keq nuk u kualifikuam për shumë pak në play-off-in e Kupës së Botës: na penalizoi ajo humbje ndaj Polonisë.

– Në Itali ka një grup të madh futbollistësh shqiptarë që duket se kanë një perspektivë të mirë.

– Tashmë po, por nuk më habit kjo. Në vendin tuaj janë 130 mijë shqiptarë që luajnë futboll, një shifër e ngjashme me ata që luajnë këtu në Shqipëri.

– A ka ndonjë talent shqiptar që pret të shpërthejë?

– Armando Broja, sulmues i Çelsit i vitlindjes 2001. Ai tashmë ka treguar aftësi të shkëlqyera në Sauthemptonin, ku është në huazim dhe tashmë po shënon edhe me kombëtaren shqiptare.

Etiketa: Conference LeagueDukaFinalja

Lajme të lidhura

SPORT

Eliminimi nga Europa sjell përçarje te Partizani, “Guerrils” kërkojnë dorëheqjen e Gaz Demit

15:57 : 25/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
SPORT

Bekim Balaj “premton” përmbysje: Kemi ardhur për t’u kualifikuar në Letoni

21:21 : 16/07/2025
SPORT

Ndeshja e parë në Ligën e Konferencës, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

16:22 : 24/06/2025
SPORT

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

15:34 : 17/06/2025
Para

HARTA/ Finalja e “Conference League” paralizon Tiranën, rrugët që bllokohen

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com