Ish-kryeparlamentarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka votuar për kreun e ri të PD-së.
E veshur e gjitha me të zeza, Topalli ka shkuar në selinë e PD-së, duke ushtruar të drejtën e saj si anëtare e të djathtës.
Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e saj.
Në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Votimet kanë nisur që në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00.