Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka, ka reaguar lidhur me lojën që po bëhet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës përmes një procesi negociatash mes socialistëve dhe një pjese të deputetëve të PD, ku më aktivi mbetet Enkelejd Alibeaj.
Referuar zhvillimeve më të fundit, ku Alibeaj tha se Taulant Balla ka shkelur marrëveshjen, Paloka shkruan se deputeti socialist u tall me atë demokrat, ose ky i fundit duke bërë lojën e Edi Ramës mashtroi kolegët që e ndjekin nga pas me naivitet.
Postimi nga Edi Paloka
Ne fakt nuk u tall Balla me Alibeun , po Alibeu duke bere lojen e Rames, u tall dhe mashtroi ata deputete qe vazhdojne ti shkojne mbrapa me nje naivitet disi te çuditshem !
Mbreme ne ”Opinion” deputeti Sula deklaroi me se nje here qe Alibeu ju paskesh thene “ndjekesve” se ishte arritur nje marreveshje me Ballen sipas te ciles Presidenti do zgjidhej nga opozita me nje formule te percaktuar ku nga 4 kandidatura te opozites do konkludohej tek nje konsensuale.
Une e hodha poshte si te pa vertete nje marreveshje te tille, madje deklarova se ne se do te ishte ajo formule atehere nuk do te kishim asnje kundershtim edhe ne, pasi ajo eshte dhe kerkesa e percaktuar ne rezoluten e Keshillit Kombetar te PD .
Ajo qe rezulton dhe qe thjeshte u diskretitua mbreme dhe sot, eshte se Alibeu po vazhdonte te mashtronte deputetet qe e ndjekin.
Une ju a bera te qarte dhe mbreme ne emision ketyre kolegeve se me sjelljen e tyre cuditerisht naive ( se nuk dua ta besoj qe jane ne kete loje me vullnet te plote) po kthehen njesoj e pa asnje ndryshim si opozita e “kerperates” dhe jenicerit.
Gjitheshka cfare po luhet edhe me Presidentin eshte vetem vazhdim i lojes se Rames me kukullat e tij ne opozite, per te mbajtur grupin parlamentar te percare e per ti perdorur sa here i duhen sic bente me “kerperatat”.