Nga data 1 maj kur qeveria zhvendosi ofrimin e shërbimeve publike online të huajt që jetojnë në vendin tonë nuk mund të askesojnë shërbimet.
Kontabilisti Ahmet Gjenishi tha se, qindra kompani që kanë aksionerë dhe administratorë të huaj nuk po marrin dot shërbim që nga fillimi i muajit, ndërkohë që institucionet që menaxhojnë sistemet online i kanë lënë pa përgjigje.
Gjinishi tha se kompanitë e huaja nuk mund të dorëzojnë as bilancet, duke rrezikuar edhe gjobën 60,000 lekë.
QKB prej më shumë se 1 viti kishin instruktuar të gjithë aplikantët drejt e-albania-s. Vetëm për ato shërbime të cilat akoma nuk mund të ofroheshin në këtë platforme jepeshin në sportele. Një nga këto shërbime ishte dhe shërbimet ndaj subjekteve me pronar apo administrator te huaj si dhe personat fizik. Arsyeja ishte se këto persona duke mos qenë shqiptarë nuk mund të aksesonin portalin e e-albania dhe gjeneralitet e tyre nuk mund të përcilleshin nga institucionet e ndërlidhura (Gjendja Civile, etj).
Me urdhrin për mbylljen e sporteleve, nga 1 Maji këto shërbime nuk mund të jepen me nga zyrat e QKB-së por vetëm nga portali i e-albania, i cili manaxhohet nga AKSHI. Zoti Gjinishi tha se, kjo e fundit po bëhet edhe pika e shfryrjes se problematikave që kanë të gjitha institucionet, ku për çdo gjë, qoftë edhe për një suport të vogël për `manualin e përdorimit` se si te gjenerojmë shërbimin e ofruar na kthehet përgjigje: Drejtojuni AKSHIT.
Të njëjtën gjë në mbledhje me sektorin bankar edhe vetë qeveria pranoi se e vetja pikë korrespodencë do të jetë AKSHI, e cila duhet të prodhojë zgjidhje jo vetëm teknike por edhe ndërlidhëse me institucionet, shtoi kontabilisti.
“Sot një i huaj nuk merr shërbim nga QKB sepse portali i e-albania nuk është akoma gati të ofroje këtë shërbim pa mbështetjen e një operatori i cili të hedhë të dhënat për regjistrimin fillestar apo qoftë edhe për përditësim të dhënash.
E njëjta situatë është edhe për ato shoqëri Shqiptare por të cilat manaxhohen nga administratore të huaj apo që kanë ortakë të huaj. Janë shumë shërbime të cilat nuk mund të jepen nga portali, ose më mirë portali të lejon mundësi të plotësosh informacionin, por nuk e përpunon dhe nuk të lejon ta përfundosh aplikimin.
Një pjesë e mirë e përditësimeve që shoqëritë duan të bëjnë lidhen me ndryshimin e adresave sekondare, ndryshimin e selisë, ndryshimin e afateve apo emërimin e administratorit të ri, regjistrimin e të dhënave të për regjistrim fillestar ku sistemi nuk të jep mundësinë të hapesh subjekt të ri SHPK pa TVSH e të tjera problematika”.
Të gjitha subjektet të cilat kanë venë në dukje vështirësitë që po hasin, pamundësinë e të bërit biznes, kërkojnë medoemos një zgjidhje të shpejtë. Gjinishi kërkon që AKSHI duhet të ishte gati në 1 Maj ose të paktën pas 2 javëve që ka kaluar duhet t’i kishte zgjidhur problematikat, ose qeveria të paktën të hapë 1 sportel emergjencë ku ti jepet shërbim atyre subjekteve të cilat sot janë penalizuar nga kjo vendimmarrje politike duke i paraprirë në kohë edhe vetë teknologjisë. /Monitor/