• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vila e Kryeministrit në Dajt, 80 mijë euro tender nga Veliaj që Rama të ketë ujë të pijshëm

14:26 : 13/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama zhvilloi para pak ditësh një debat shterpë me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, se “uji në çesma është i pijshëm”.

Natyrisht, debati i shërbeu vetëm Edi Ramës për të mbushur kohën, pasi banorët e Tiranës, e kanë të qartë se ujin që përdorin për të pirë, ndoshta edhe për të gatuar, e blenë të ambalazhuar.

Rama ftoi Tabakun që të pinte ujë nga çesma, ndërsa hodhi në rrjetin social Tik-Tok një video duke pirë ujë nga rubineti, në të cilin mund të kenë vendosur filtrat më të mirë në treg.

Dhe, disa ditë pas këtij debati, ka “ndërhyrë” si gjithmonë Erion Veliaj, i cili në përpjekje për të “mbrojtur” Ramën, po shpenzon plot 80 mijë euro që vila qeveritare e Kryeministrit në Malin e Dajtit të ketë ujë të pijshëm!
Tenderi është hapur para pak ditësh. Ndoshta ky investim i Lalit do ti shërbejë Ramës që shfaqet në një tjetër video nga Dajti duke pirë ujë çesme.

Lexo edhe:

Sarandë/ Shpërndante kokainë dhe kanabis nëpër qytet, arrestohet 29-vjeçari

Shkon në jug me helikopter, Françeska Murati: Nuk kam nerva të bëj tre orë rrugë

Një nga ato “idetë gjeniale” të Veliajt, ndoshta për të argëtuar shefin e tij politik, dhe duke i shtuar gamën e propagandës dhe show.

Faksimile: Ujësjellësi i Tiranës ka hapur tenderin me objekt “ndërtim depo te Vilat Qeveritare”

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Ujësjellësi i Tiranës ka shpallur tender për ujin e pijshëm në Vilat Qeveritare në Dajt. “Objekti i tenderit është ndërtim depo e re tek Vilat Qeveritare”, thuhet në dokumentet e tenderit, teksa fondi limit është 7.999.361 lekë pa TVSH.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës është 2 muaj, duke nisur nga data e dorëzimit të sheshit të ndërtimit. Drejtori që firmosi këtë tender është Elton Kacidhja, i cili ndryshe nga mbiemri, nuk ka akorduar kacidhe por miliona lekë për ujin e pijshëm në vilën e kryeministrit në Dajt.

Në foto: Projekti i paraqitur nga UKT për Vilat Qeveritare, ku në fokus sipas hartës është vila e kryeministrit

Boldnews.al shfletoi dokumentet e tenderit, teksa bashkëlidhur, UKT kishte edhe një hartë se ku apo çfarë do të investohej. Sipas hartës së mësipërme, Kacidhja shkruan se investime do të ketë te vila e kryeministrit në Dajt si dhe në objektet e tjera.

“Ky projekt zbatimi konsiston në hartimin e një projekti me qëllim ndërtimin e depos së re brenda territorit të Vilave Qeveritare Dajt”, thuhet në dokumente.

Më tej shkruhet se vendodhja e këtij objekti gjendet në zonën e malit të Dajtit, në brendësi të zonës së vilave Qeveritare të Dajtit. “Zona e rëndësisë së veçantë, është e kufizuar për komunitetin dhe me hyrje arrihet vetëm me leje të posaçme” shkruhet në dokumentet.

Screenshot_2
Screenshot_3
Screenshot_4

Kacidhja i UKT ka bërë një përshkrim të gjendjes egzistuese të Vilave Qeveritare në Dajt. “Zona e vilave qeveritare përbëhet nga një tërësi objektesh, kryesisht vila individuale 2-3 kate, të cilat shfrytëzohen në periudha të caktuara nga personalitetet drejtuese të shtetit.

Përsa i përket infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit kjo zonë siguron furnizimin me ujë përmes një stacioni pompimi të pozicionuar në basenin e presionit në Dajt” thuhet në dokumente, ndërsa kanë shpjeguar se ku e merr ujin vila e kryeministrit.

“Nga depo V=100m3 aktualisht sot furnizohen me ujë disa objekte: Vila e Kryeministrit furnizohet me tubacion PE Dj-50mm. Vilat e luftës si dhe Garda me tubacion celik DN-80mm. Nga verifikimet në vend, gjendja ekzistuese e rrjetit të ujësjellësit paraqet humbje dhe rrjedhje të vazhdueshme”, thuhet në dokumente.

Një përshkrim me detaje i të gjithë problematikës së ujit të pijshëm në ato vila. Nëse hartuesit e kësaj shkrese të angazhoheshin vetëm 10 % në gjendjen e ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit, gjendja do të ishte normale!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sarandë/ Shpërndante kokainë dhe kanabis nëpër qytet, arrestohet 29-vjeçari

16:01 : 02/07/2025
SHOW BIZ

Shkon në jug me helikopter, Françeska Murati: Nuk kam nerva të bëj tre orë rrugë

15:57 : 02/07/2025
AKTUALITET

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

15:55 : 02/07/2025
SPORT

E papritur te Vllaznia, sulmuesi i projektuar titullar duket larg kuqebluve

15:49 : 02/07/2025
AKTUALITET

Futen ilegalisht, qeset e “ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

15:48 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025
Para

Çun Lajçi për paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision: Gjithçka mund të jetë, veç këngë shqiptare s’mund të jetë

TË GJITHA

Sarandë/ Shpërndante kokainë dhe kanabis nëpër qytet, arrestohet 29-vjeçari

16:01 : 02/07/2025

Shkon në jug me helikopter, Françeska Murati: Nuk kam nerva të bëj tre orë rrugë

15:57 : 02/07/2025

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

15:55 : 02/07/2025

E papritur te Vllaznia, sulmuesi i projektuar titullar duket larg kuqebluve

15:49 : 02/07/2025

Futen ilegalisht, qeset e “ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

15:48 : 02/07/2025

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025

Frikë tek Interi për Dumfries, aktivizohet klauzola e largimit prej 30 milionë eurosh

15:35 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com