• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekseri kërkon 2000 Euro për legalizimin e hotelit: Më duhen lekët urgjent

22:38 : 10/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Denoncimi i mbrëmjes së sotme çoi emisionin “Stop” në qytetin e Sarandës. Qytetari i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Angli denoncon korrupsionin në Kadastrën Sarandë, i cili kalon në disa rrjete sekserësh, zyrtarë dhe jo të tillë.

Për legalizimin e hotelit fillimisht në 2018 nëpërmjet një sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 Euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoi që do i nxirrte legalizimin e hotelit, por nuk e bëri duke e zvarritur për 3 vite.

“Si fillim më kërkoi 16 mijë Euro ryshfet. Lamë pazarin përfundimisht tek gjysma, tek 8 mijë Euro. Pagova 2 mijë Euro si paradhënie. Ia dhashë Jorgos se më tha që do marrin të tërë me radhë ata që do të bëjnë punën dhe pjesën tjetër kur të mbarojnë legalizimet. Duke nxjerrë justifikime se Aluizni u bashkua me Kadastrën dhe e kam pyetur çfarë është bërë me dokumentet e mia, gjithmonë më nxirrte nga një sebep më thoshte që kur të bashkohen Hipoteka me Aluiznin bashkë. Në 2019 ndodhi që ra dhe tërmeti dhe ishin pasojat e tërmetit. Hapte ca historia pa lidhje fare dhe nuk ma bënë legalizimin”, tha denoncuesi.

Ai shtoi se Jorgo Kreku i kishte thënë që paratë nuk mund të kthehen më.

Sekseri, Jorgo Kreku: Jo more nuk ashtu, ato janë vetëm që të, ato janë vetëm që të ikë nga legalizimi ti.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Denoncuesi: Ç’lidhje ka?

Sekseri, Jorgo Kreku: Dëgjo, dëgjo, të kam thënë një fjalë në fillim edhe burrë qëndro burrë.

Denoncuesi: Po!

Sekseri, Jorgo Kreku: Të kam thënë me legalizimin do mbarosh punë me këto që jep, me Hipotekën s’ka lidhje legalizimi fare, fare, fare, fare.

Më pas nëpërmjet hotelit të tij, u njoh me një çift nga Tirana, të cilët i premtuan se do t’ia legalizonin hotelin, me anë të njohjeve që kishin nga puna në administratën e shtetit.

Shoferi Hamza Tola, i premtoi se me 2000 Euro do t’i nxirrte legalizimin pasi njihte drejtuesin e Kadastrës Sarandë. Pasi pagoi shifrën e kërkuar, hoteli u legalizua brenda tre javëve.

“U miqësuam. U prezantua vetë që punon në Ministrinë e Drejtësisë dhe duke bërë muhabet e sipër më pyeti për tokat se e di që keni probleme me Kadastrat më tha. Më tha po ke ndonjë problem me dokumentacionin më thuaj mua sepse kam shumë influencë në Sarandë, njoh dhe drejtorin.

Më mbrapa m’u shpreh që ka ca shpenzime të vogla. Një kafe e duan tha. Ok i thashë. MË kërkoi, më tha që bëjnë 3 mijë Euro, i thashë po të jap 2 mijë tani se nuk kam punuar akoma siç duhet. Ia dhashë dhe besova shumë tek ai për vetë faktin se ajo punë e procedurave të legalizimit që nuk u krye për një periudhë gati 3-vjeçare, mbaroi punë për 2 javë. Shkova bëra pagesat”.

Por sekseri kërkoi 2500 Euro sepse shefi i tij në Ministrinë e Drejtësisë kishte dalë tek “Stopi” dhe leket i duheshin urgjent!

“Filluan më kërkoni Lekë prapë. I njëjti person. Mos gabohem ka qenë një ditë më prapa pas një emisioni investigativ që nxorrëm tek Stopi, flitej për një çështje korruptive, për një transferim burgjesh nga Italia në Shqipëri dhe më thotë që më duhen patjetër 1 mijë Euro. Ja thashë, kanë nxjerrë shefin mbrëmë tek Stopi. Unë ia dërgova faktikisht. Dërgoi në emër të atij më dha emër mbiemër Ervis Gjuzi. Më kërkoi 1 mijë Euro dhe për shkak të limitit se nuk mund të dërgoja, të nesërmen dërgova po nëpërmjet të njëjtit person, Ervis Gjuzi, i dërgova dhe numrin e referencës dhe konfirmoi marrjen e parave”.

Gruaja e Hamza Toles pranon faktin e ryshfetit madje tregon dhe lidhjet, por duke thënë se tani nuk munden më ta ndihmojnë dhe duhet të gjejë sekserë të rinj për të nxjerrë Hipotekën.

Qytetari: Ai ka mbajtur llafin, siç më tha, do të prish, më rregulloi.

Zonja: Të lutem! Sa ju detyrohem?

Qytetari: Të thashë! Për legalizimet, i jam mirënjohës.

Zonja: Po çfarë, po ça është ai ore, njihte tjetër ministër!

Qytetari: Mirë, mirë, mirë!

Zonja: Dëgjo! Ishte tjetër ministër zotëri. Ishte tjetër ministër. Kishte kredi, njifte Bonën, njifte Erin. U ndërrua ministri, ndërroi stafi, nuk ka më mundësi, mor zotëri. Kur s’ka mundësi për të rregulluar, për të prishur, nuk ka e nuk ka. Po Hamza Tola nuk është as ministri, as zëvëndësi, as sekretari, asnji gjë.

Qytetari: Mirë mo, ai ka në dorë, ka tjetër.

Zonja –Kishte kredi, të ndihmoi. Kishte mundësi, të ndihmoi

Qytetari: Ai tha, do merrej me tjetrën.

Zonja: Kishte mundësi. Po normal dhe unë thashë shumë gjëra.

Qytetari: Unë të thashë, unë jam mirënjohës.

Zonja: Ndiqe, siç ndoqe të parën!

Qytetari: Më rregulloi punë.

Zonja: Siç ndoqe të parën ndiq të dytën

Qytetari: Tani, të lutem! Kisha 3 vjet. Të lutem më lër të mbaroj!

Zonja: E di shumë mirë, kishe 3 vjet. Zaja ta rregulloi, iku u ndërrua ajo. (Ministrja) Nuk është më ai staf, që ishte. Ça do? Ça do bëjë ai?

Qytetari: Unë kam qenë në rregull.

Zonja: Po shumë mirë! Vazhdo, po ke qenë në rregull!

Qytetari: I jam përgjigjur çdo njeriu.

Zonja: Zotëri! Bëj ankimim!/ Tv Klan

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

Agron Duka: E ardhmja e PD rrezikohet nga dy emra Berisha dhe Alibeaj

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com