Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, ka nisur prej disa muajsh një romancë me Fifin.
E ftuar në “Why Not”, modelja është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.
Sipas Adrolës këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroi këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.
“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.
Kujtojmë se Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali.