Skënderbeu pas 36 vitesh shpallet kampion kombëtar në volejboll për femra.
Titull që e ka fituar mbrëmë duke mundur në Tiranë me rezultatin 3 me 1 Tiranën në ndeshjen e katërt finale. Titull ky që vjen pas 36 vitesh në qytetin e lojës së rrjetës.
Trajneri Pandush Kapedani edhe një ditë pas ndeshjes nuk i fsheh emocionet e kësaj finaleje teksa pranon se për të ardhur tek ky titull është dashur një punë dhe investim i madh. Gjithnjë sipas trajnerit Kapedani për ta fituar këtë ndeshje të katërt të titullit kampion brenda pak ditësh i është dashur të ndryshojë krejtësisht strukturën e lojës nga ajo e ndeshjes se tretë fituar pak ditë më parë në Korccë, mbi të gjitha ka ndryshuar bllokun dhe ka rritur lojën e shpejtë në pozicionin dy dhe tre.
Për tu rikthyer tek titulli kampion pas 36 vitesh Skënderbeu ka sjellë në skuadër 5 lojtare, ruse, ukrainase, polake, azerbajxhanese ndërkohë që ka pasur pjesë të këtij ekipi Elena Begon më e mira e volejbollit shqiptar, Paola Gjata ajo që i dha zgjidhje ndeshjeve gë fundit për Skënderbeun, Stela Agolli lojtarja e kombinacioneve të shumta. Skënderbeu nuk mund të ishte këtu pas 36 vitesh pa Bashkinë e Korçës dhe donatorin Sotiraq Marash. Projekti i titullit kampion ka filluar me drejtoren Tatiana Marash dhe ish trajnerin Besnik Lisha. Pas 36 vitesh Korça rikthehet tek titulli kampion dhe në kupën e kampioneve.