• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy turistë humbin jetën në aksident, policia numëron viktimat

13:27 : 06/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Dy turistë polakë humbën jetën këtë të Premte pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Kryebushat të Shkodrës.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur me një makinë tip “Volkswagen”. Polakët mbetën të lënduar dhe u transportuan drejt spitalit rajonal, por nuk mundën të mbijetojnë.

“Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë,  në vendin e quajtur ‘Kryebushat’, një automjet tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin D.Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë). Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W.M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M.M., 42 vjeçe. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D.Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe siç po ndodh rëndom kohëve të fundit, vetëm mbledh kufomat.

Lexo edhe:

No Content Available

Policët e lëshuar rrugëve veprojnë si banda gjobash dhe jo të parandalojnë krimet apo ngjarjet e rënda që kushtojnë jetë njerëzish dhe prishje të rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Së fundmi kanë ndodhur ngjarje vërtet të rënda në vend që kanë nxjerrë në pah problematikat e theksuara të institucionit për të cilin qytetarët paguajnë taksa që tu garantojë siguri.

Por jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur, por policia po akuzohet si krimineli që po vret qytetarët.

Në komisariatin e Kavajës, një i ri humbi jetën në qeli ditë më parë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, i riu i vetëvar me lidhësen e bluzës. Por për familjarët ky version nuk qëndron. I ati i 31-vjeçarit Ilvi Meta denoncoi publikisht se i biri ka humbur jetën nga dhuna policore.

Ngjarja tronditëse vjen rreth 1 muaji pas një tjetër ndodhie shokuese po në ambientet e Policisë. Më 26 mars u dogj në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Kamzës 28-vjeçari Arben Mici. Edhe për atë rast u tha se i paraburgosuri i vendosi zjarrin dyshekut të dhomës ku qëndronte, duke lënë të lënduar edhe tre persona të tjerë, mes tyre edhe dy policë.

Akuza ndaj policisë u hodhën edhe për rastin e Elbasanit disa ditë më parë, ku një grua u hodh nga lartësia e banesë duke humbur jetën. E motra e viktimës tha se gruaja kishte denoncuar disa herë në policë dhunën që i shoqi dhe e vjehrra ushtronin ndaj saj, por institucioni që ka detyrim ligjor të parandalojë të tilla ngjarje, edhe këtë herë dështoi.

Lexo edhe:

Kryepolicit me syze dielli e dekorata i vdesin të ndaluarit në komisariate

Etiketa: Dy turistë humbin jetën në aksidentpolicia numëron viktimat

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Postim Instagrami

E lidhur me një vajzë? Sheila Haxhiraj sqaron për herë të parë historinë e bujshme me shoqen e saj

TË GJITHA

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com