• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryepolicit me syze dielli e dekorata i vdesin të ndaluarit në komisariate

23:59 : 05/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nuk është më vetëm një “aksident” i çuditshëm, që ndodh një herë në të rrallë. Vdekjet brenda komisariateve të personave të shoqëruar po ndodhin në mënyrë të frikshme, duke rikthyer edhe një herë problemin e madh të sigurisë në institucionet e Policisë së Shtetit.

Viktima e fundit që në statistikat policore do regjistrohet si “vetëvrasje”, është 28-vjeçari nga Kavaja, Ilvi Stameta, i cili i dha fund jetës në rrethana ende të mistershme, pak orë pasi ishte shoqëruar nën dyshimin si autor i një vjedhje.

Ky është rasti i dytë brenda 40 ditëve që qytetarët humbin jetën në ambientet e komisariateve dhe çuditërisht të dy brenda qarkut të Tiranës. Më 26 mars u dogj në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Kamzës 28-vjeçari Arben Mici. Edhe për atë rast u tha se i vendosi zjarrin dyshekut të dhomës ku qëndronte, duke lënë të lënduar edhe tre persona të tjerë, mes tyre edhe dy policë.

Përtej raportimit si “raste aksidentale”, duket se ka një problem serioz si për kushtet e komisariateve, ashtu edhe për trupën policore që merret me shoqërimin dhe vëshgimin e personave të shoqëruar.

Lexo edhe:

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano po çedon shpejt në detyrën që mban. Shpesh del në media, por duke treguar për “punën e madhe” në luftën kundër krimit dhe nuk lë rast pa falenderuar edhe biznesmenë që i falën policisë syze dielli dhe vizita falas për ata që kanë nevojë probleme me shikimin.

Dhuratën e syzeve të errëta mund ta ketë pranuar me xhama të trashë…

Nuk po sheh thelbin e problemeve. Policia duket gjithnjë e më e largët me komunitetin, ku shihen shumë muskuj, por gjithnjë e më pak ekspertë që qytetarët ti trajtojnë si shtetas me dinjitet, edhe atëherë kur dyshohen për një vepër penale.

Në rastin e Komisariatit të Kamzës policia shoqëroi një person që ishte kuruar në spitalin psikiatrik gjashtë herë dhe kuruar për probleme të theksuara. Nuk ishin në gjedje të kuptonin se i vendosën prangat një të riu që vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Ai u vëtëdogj, duke i lënë shkrepësen si “armë”, por mend nuk zenë për të ardhmen. Një tjetër i ri sot ishte i shoqëruar, ndërsa nesër do përfundojë në arkivol, bashkë me brengën e madhe të familjes, sepse u vdiq në duart e “shtetit”.

Edhe rasti i Kavajës lë shumë dyshime për punën e policisë. Për statistikë, kryepolici Nano mund të urdhërojë që të ndalohen përgjegjësit, por problemi i vërtetë i Policisë së Shtetit sot është militantizmi politik i theksuar, lidhjet me pushtetin dhe akoma më rëndë dhuna ndaj më të pambrojturve dhe përkulja duke u “hequr kapelen” të fortëve që ende bëjnë ligjin.

Problemet duhen parë pa syze të errëta, edhe nëse ato i kanë dhuruar biznesmenë për të “hijeshuar” pamjen e jashtme efektivëve që edhe uniformën që mbajnë e kanë të njollosur me tenderin e korrupsionit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
BOTA

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026
BOTA

Një ‘yll i ri’ mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

18:18 : 25/06/2026
SPORT

Klimë e tensionuar te Zvicra? Ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit

18:14 : 25/06/2026
Para

Sulm terrorist në Izrael, 3 persona humbin jetën

TË GJITHA

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026

Një ‘yll i ri’ mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

18:18 : 25/06/2026

Klimë e tensionuar te Zvicra? Ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit

18:14 : 25/06/2026

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet