Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një 28-vjeçar përdhunoi një grua 53-vjeçare, të cilës i ka marrë edhe një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa policia njoftoi se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.
Ndërkohë raportohet se 53-vjeçarja, e cila i përket komunitetit rom, ashtu si edhe autori, ka deklaruar para oficerëve të policisë, se 28-vjeçari ishte shok me komshiun e saj dhe se ai e ka kërcënuar se do e vriste.
Sipas raportimeve mësohet se ajo ka pohuar para policisë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut.
Ndër të tjera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh.
Policia ka shoqëruar fillimisht komshiun dhe ky i fundit i ka çuar te autori, i cili u arrestua.













