• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Prokuroria dorëzon akuzë të re ndaj Thaçit, Veselit e Jakup Krasniqit

15:57 : 03/05/2022
në RAJONI

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Versionin e redaktuar të aktakuzës së re Gjykata Speciale e ka publikuar të martën në uebfaqen e saj. Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të prentenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktakuza e re është më pak konfidenciale dhe ka më pak pjesë të redaktuara. Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohet të jenë kryer në disa shtëpi nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. “Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999.

Më 4 korrik, një person (REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (REDAKTUAR) dhe (REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse.

Lexo edhe:

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet ndër tjerash në pjesër e reja të aktakuzës.

Ish-pjesëtarë të UÇK-së, pa u specifikuar me emra, akuzohen se u kishin shkaktuar “vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike”, si dhe kishin “sulmuar dinjitetin e viktimave, duke i ndaluar në mënyrë arbitrare”.

“Një person (REDAKTUAR) dhe një shqiptar tjetër, kur u arrestuan rreth datës 4 korrik 1998 iu drejtuan edhe armët. Ndërsa po largoheshin nga vendi i arrestimit, u qëllua në (REDAKTUAR). Pas arrestimit tre burrat i dërguan në një shtëpi në Budakovë, dhe i rrahën për një orë. Tre burrat konsideroheshin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe u torturuan edhe me ujë të nxehtë”, thuhet më tej në aktakuzë.

Në versionin e ndryshuar të aktakuzës janë përfshirë edhe vrasje që pretendohet të jenë kryer në Budakovë e Semetishtë.

“Kufomat e të arrestuarve u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR)”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë, dhe shtohet se kjo “demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”.

Në konviktin e Gjilanit, në disa raste, pretendohet të jenë kryer krime të ngjashme, për të cilat Prokuroria i bën përgjegjës Thaçin dhe të tjerët.

“Në konvikt, një person (REDAKTUAR), u kontrollua dhe iu morën çelësat e veturës, dhe iu shqye patent-shoferi. Ai pasi u arrestua, u rrah me shkopinj, dhe njëri prej personave e vendosi pistolentën te viktima. Rrahja u krye në mënyrë të organizuar, dhe një nga personat jepte udhëzime si të kryhej rrahja”, thuhet në pjesët shtesë të aktakuzës.

Përmendet edhe një rast tjetër, ku sipas Prokurorisë, një person ishte rrëmbyer në Gjilan për t’u dërguar drejt konviktit, dhe sipas Prokurorisë “nuk u pa kurrë më”.

“Trupi i tij u gjet më 2 qershor 2000. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër person, u arrestua dhe u dërgua në konvikt dhe nuk u pa më kurrë. Trupi i tij u gjet në vitin 2022”, thuhet në aktakuzë.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Më 4 nëntor të vitit 2020, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. / Express

Etiketa: ish-funksionaretprokuroriaspecialeuck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

12:32 : 02/06/2026
AKTUALITET

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

21:23 : 25/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

09:38 : 15/05/2026
RAJONI

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK, ekspertët vënë në dyshim provat

16:59 : 11/05/2026
RAJONI

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

18:55 : 08/05/2026
AKTUALITET

Shtyrja e vendimit për krerët e UÇK, Beci: Pse nuk flitet fare për krimet serbe

22:59 : 06/05/2026
Para

Italia heq formularët për pasagjerët, por zgjat masat anti-COVID për hyrjen

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom