• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Tirana zyrtare të dëbojë ambasadorin rus, të anulohen vizat për rusët

14:17 : 03/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën këtë të Martë. Në një prononcim për gazetarët në dalje të Kuvendit, ku u transmetua një fjalim i Presidentit ukrainas Zelensky, Berisha tha se Shqipëria duhet të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe njëkohësisht të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Berisha mbështeti dhe kërkesën e Presidentit ukrainas duke kërkuar që për asnjë shtetas rus të mos jepen viza për të ardhur në Shqipëri dhe anulimin e atyre që janë dhënë.

Kritika lëshoi ndaj kryeministrit Edi Rama për mbështetjen e nismës “Ballkani i Hapur”. Nismë që sipas Berishës është anti-europiane, vendos hegjemoninë serbe në rajon dhe rrit influencën ruse.

“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh, por dhe emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij vendi, këtij kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe botës në një agresion barbar të Vladimir Putin, i cili theksoi se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një Kain (Sipas Bilblës, Kaini është njeri i parë që ka kryer vëlla-vrasje) që ka shndërruar kombin e tij në Kainër që ekzekutojnë vëllezër fëmijët e tyre, gratë e tyre dhe djegin e shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për ata që duan lirinë për ata që besojnë te liria dhe vlerat e saj. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit, ne kemi ngritur zërin tonë në parlament për njihma konkrete të gjithanshme për këtë komb dhe këtë vend. Padyshim Shqipëria është rreshtuar në anën e NATO-s në OKB dhe ka dhënë ndihmesën e vet”, tha Berisha.

“Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votoi për dënimin e tij (i referohet votimit në OKB kundër agresioni rus) në Këshillin e Sigurimit dhe shpreh solidaritet me popullin e Ukrainës, por nga ana tjetër promovon projektin anti-europian të Ballkanit të hapur që i hap rrugë influencës ruse dhe hegjemonisë serbe në rajon. Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, Kainër, pasi kryenë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje për shqiptarët dhe nëse e ndoqët Zelensky-n kjo ishte dhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë? Kërkoj me urgjencë të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. Po në këtë kontekst kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska, zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieje politike e diplomatike me Rusinë si dëshmi e një qëndrimi të papranueshëm me agresionin ndaj këtij vendi të lirë”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

“Shpreh dhe njëherë solidaritetin dhe simpatinë time më të thellë për Ukrainën, presidentin dhe popullin e saj. Lavdi Ukrainës”, e mbylli reagimin ish-kryeministri.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

13:52 : 10/08/2025
AKTUALITET

Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë

11:50 : 09/08/2025
AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
Para

A do të ndalohen turistët rusë? Balla: Shqipëria do veprojë nëse e thotë BE

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com