Aktivistja e LGBTI+ Xheni Karaj, e ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, zbuloi se me partneren e saj po mendojnë të zgjerojnë familjen, teksa shtoi se të dyja plotësojnë njëra-tjetrën.
“Me partneren po mendojmë të kemi fëmijë. Ne nuk njihemi ligjërisht. Nëse kemi një fëmijë vetëm njëra do të jetë ligjërisht nëna. Është e rëndësishme të kemi mbështetje të personazheve publike dhe të politikës.
Po mendojmë fertilizimin, me vezën time, ta mbajë në bark partnerja ime. Unë dhe partnerja e plotësojmë njëra-tjetrën. Nuk mendoj se do largohem nga Shqipëria. I kam kaluar fazat e vështira. Më pëlqen Shqipëria, natyra, njerëzit. Kam një grup të mirë shoqëror”- tha Karaj.